Forex

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Forex është shkurtim i 'foreign exchange' (këmbim valutor), prandaj tregtia në Forex është investimi mbi hamendësimin e ndryshimit të kursit të këmbimit ose çmimeve të valutave kombëtare. Ashtu sikurse një investor mund të tregtojë aksione, mallra, obligacione qeveritare ose të korporatave, ai mund gjithashtu të bëjë supozime për luhatjen e çmimeve të valutave të huaja.


Tregu global i Forex përbëhet nga valutat e çdo shteti, ku tregtaret kanë mundësi tregtimi 24 orë në ditë, 5 ditë në javë. Tregtarët e Forex-it mund të operojnë nga kudo, madje edhe nga shtëpia. Koha më e pershtatshme për tregti në Forex është kur sesioni i SHBA-ve është duke u hapur dhe sesioni i Europës është duke u mbyllur, e cila është ndërmjet 13:00 dhe 17:00 GMT. Çmimet e valutave lëvizin poshtë e lart shumë shpejt gjat kësaj kohe, gjë e cila krijon si mundësi ashtu edhe rreziqe.


Bazat e Forex-it nuk janë shumë të komplikuara: Ju blini një valutë kur është e ulët, e shisni kur është lart, dhe merrni perfitim. Ju, gjithashtu mund të keni perfitim duke shitur me çmim të lartë fillimisht dhe duke blerë ulët më tutje. Kjo quhet "short selling". Duhet kohë dhe praktikë për të kuptuar më shumë mbi parashikimin e luhatjeve në vlerat valutore dhe për t'u bërë i suksesshëm në tregtinë e Forex. Shumë faktorë mund të ndikojnë në çmimin e një valute në krahasim me vlerën e saj ne krahasim me valutat e tjera; si p.sh.: perspektiva ekonomike kombëtare, ndryshime politike etj. Një tregtar i suksesshëm i Forex mëson se si ti lexojë këto tregues. Tregtarët kanë shumë material edukativ në dispozicion në internet për zgjerimin e dijeve. Kontrolloni seksionin Edukativ të faqes së Admiral Markets.


Forex, zakonisht konsiderohet si rrezik i madh për investitorë privatë, por në klimën aktuale ekonomike po behet një opsion më tërheqës. Forex-i nuk është për zemërlëshuarit; një investitor i aftë, me strategji të saktë mund të jetë i suksesshëm.


Forex ka disa përparësi, krahasuar me llojet e tjera të investimit. Në tregun Forex, një investitor mund të përdorë leva, një mjet që nuk është i mundur në lloje të tjera të tregtimit të monedhave.


Supozoni se do te blini një shtëpi. Zakonisht, ju mund të paguani 10 deri në 20 përqind të çmimit të përgjithshëm të shtëpisë. Paratë e tjera i huazoni nga banka. Supozojmë se jeni duke blerë shtëpi që kushton $100,000. Ju paguani $20,000 dhe i huazoni të tjerat nga banka. Më tutje supozojmë se çmimi i asaj shtëpie rritet në $120,000 brenda 6 muajve, e cila është një shumë e mundshme në një treg rritës. Më pas, ju mund ta shisni shtëpinë dhe t'i dyfishoni paratë tuaja.


Forex funksionon njësoj, si dhe ju ofron më shumë: Me Forex ju mund të kontrolloni shuma deri në 500 herë më të mëdha se investimi juaj fillestar.


Forex ka përparësi shtesë mbi llojet e tjerë të instrumentave financiarë. Investitorët mund të hyjnë në treg me shuma shumë më të vogla parash, të tregtojnë dhe të dalin nga tregtia lehtësisht.


Në Bashkimin Europian, Forex monitorohet nga afër dhe kontrollohet nga mekanizma rregullatorë. Tregu Forex është rritur me hapa të mëdhenj në vitet e kaluara dhe është zona financiare me rritje më të shpejtë. Njëra prej arsyeve për këtë rritje të shpejtë është sistemi kompjuterik, i cili e ka revolucionarizuar industrinë në vitet e kaluara. Në ditët e sotme ekzekutimi i tregtive është shumë më i lehtë; çdokush që ka akses në internet mund të blejë dhe shesë valuta brenda disa sekondave, në çdo kohë, në çdo vend.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

http://www.forextrade.al/education/what-is-forex/