Franjo Mesarosh
Franjo Mesaroš (6 nëntor 1922 Vinkovci - 29 tetor 1996 Zagreb) ishte një profesionist i teknologjisë grafike nga Kroacia.
Si radhitës ka punuar që nga viti 1941 në Vinkovci, Beograd dhe Zagreb,ndërsa nga viti 1955 deri në në vitin 1960, Ai ishte drejtor teknik i shtypshkronjës në Vinkovci. Në ndërkohë, ai ka dhënë mësim në Shkollën Grafike në Zagreb (1953 - 1955). Ishte një nga themeluesit e Shkollës së Lartë Grafike, dhe ligjërues shumëvjeçar (që nga viti 1960), si dhe themelues dhe kryetar i Katedrës për radhitje me plumb me makinë, në të njëjtën shkollë. Ai u diplomua në vitin 1977 në Shkollën e Lartë të Grafikës dhe më 1978 në Fakultetin Filozofik, dega e Gjuhës gjermane.
Ai është autor i shumë veprave të shkruara, dhe në veçanti qëndron Enciklopedia grafike, më 1971, e vetmja vepër enciklopedike në Kroaci në fushën e grafikës.
Vepra të zgjedhura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Strojni slog, Zagreb, Viša grafička škola, 1966. i 1973. (botimi i dytë)
- Grafička enciklopedija, Zagreb, Tehnička knjiga, 1971.
- Tipografsko oblikovanje, Zagreb, Viša grafička škola (disa botime)
- Stereotipija: Umnožavanje tiskovnih formi, Zagreb, Viša grafička škola, 1975.
- Fotoslog: Automatska obrada teksta, Zagreb, Viša grafička škola, 1983.