Jump to content

Frederik Shopen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Perfaqesues dhe vepra te muzikes instrumentale ne romantizem

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

(1810-1849) lindi ne Varshave  te Polonise dhe, qe i vogel, iu perkushtua instrumentit te pianos.Studimet i ndoqi ne Konsevatorin e Varshaves qe ishte themeluar rishtaz  nga muzikanti Jozev Elsner, i cili i dha mesimet e para per kompozicion. Shopeni e zhvilloi veprimtarine e tij ne Paris te Frances, por krijimitaria e tij ishte e lidhur ngushte me Polonine. Kompozimet e tij i perkasin kryesisht instrumentit te pianos ne nje sere formash e gjinish: prelude, etyde, valse, mazurka, nokturne, skerco, balada, poloneze etj.

Frederik Shopen (Frédéric Chopin) u lind më 1 mars 1810, kjo datë gjithsesi mbetet e diskutueshme për kompozitorin dhe fa-miljen e tij, pasi në certifikatën e lindjes që është lëshuar disa javë pas lindjes, shënohet 22 shkurt. Shopen është lindur në fshatin Żelazowa Wola, pranë Sochaczew, në rajonin Mazowsze që atëbotë bënte pjesë në Dukatin e Varshavës.Zotërimet e Żelazowa Wola i përkisnin kontit Skarbek dhe ati i Shopenit, Mikollaj (Nicolas) Chopin, polak me origjinë franceze, ishte atje i punësuar si kujdestar. I lindur në vitin 1771 në Marainville, në Lorraine të Francës, ai ndërtoi, në fëmijërinë e vet, marrëdhënie miqësore me familjet polake të kontit Michal Pac si dhe me administratorin e pasurisë së tij, Jan Adam Weydlich.

Në moshën 16 vjeç Mikollaj shoqëron për Poloni miqtë e vet francezë dhe vendoset atje përgjithnjë. Nuk kthehet më në Francë dhe as nuk mban marrëdhënie me familjen e tij franceze, duke i rritur fëmijët e vet si polakë.

Në 1860 Mikollaj Shopen martohet me Tekla Justyna Krzyżanowska, e cila shërbente në familjen Skarbek në Zelazowa Wola. Me të bëjnë katër fëmijë : tri vajza; Ludwika, Izabela dhe Emilia si dhe një djalë Frederikun, që është fëmija i dytë. Pak muaj pas lindjes së Frederikut familja vendoset në Varshavë ku Mikollaj punësohet si mësues i gjuhës dhe letërsisë frënge në Liceun e Varshavës. Administron ndërkohë një shkollë me konvikt për fëmijët e shtresave të mesme.

Nderrimi i jetes se tij

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shopeni vdiq në një apartament në Paris, më 17 tetor 1849, në moshën 39-vjeçare. Autoriteti më i lartë i Francës për tuberkulozin e diagnostikoi atë me sëmundjen në fjalë disa muaj më herët dhe kjo u shkrua në certifikatën e tij të vdekjes.Por gjërat më pas u bënë më pak të qarta. I njëjti doktor, Jean Cruveilhier, ia hoqi zemrën Shopenit dhe bëri një autopsi. Shënimet e tij kanë humbur, por raportet tregojnë se ai kishte diçka tjetër nga tuberkulozi, një “sëmundje të pahasur më parë”.

Më pas, në shtator, debati duket se mori fund. Shkencëtarët mjekoligjorë dhe gjenetistë që u mblodhën për të ekzaminuar zemrën e Shopenit organizuan një konferencë. Zemra e Shopenit ishte ruajtur mirë dhe kishte probleme të tuberkulozit. “Gjithashtu, ishte zmadhuar shumë, duke na bërë të mendojmë për probleme me frymëmarrjen dhe sëmundje mushkërish”. Dukej si tuberkuloz.Por ekzaminimi kishte qenë vetëm pamor. Asnjë ind nuk ishte marrë për testim. Kavanozi me zemrën e Shopenit nuk ishte hapur dhe nuk ishte larguar kurrë nga kisha në Varshavë.

Shkencëtarët kishin dashur ta hapnin kavanozin, por ishin përballur me kundërshtimin e çdokujt, që nga stër-stërmbesa e një prej motrave të Shopenit, përfshirë edhe drejtorin e institutit “Shopen” në Varshavë.

Për të kuptuar këtë kundërshtim, duhet marrë parasysh vlera që ka Shopeni për Poloninë. Kompozitori u largua nga Varshava në moshën 20-vjeçare dhe nuk u kthye më. Gjatë gjithë jetës, Polonia nuk ekzistoi, sepse ishte aneksuar nga Rusia, Prusia dhe Austria në 1795 dhe u rimaterializua në një shtet të unifikuar, vetëm 123 vite më vonë.

Interpretimet e Shopenit në piano gjithmonë kanë qënë të bukura dhe fisnike, plot delikatesë, virtuozitet dhe pasion. Tonet e tij këndonin, herë në forte e herë në piano me ëmbëlsi, ngrohtësi, me rubato e mbi të gjitha, ishin cantabile, (cantabile në Si bemol). Nuk është lehtë të interpretosh muzikën e Frederik Shopenit se, ngaqë është e bukur, e këndshme, duket si e lehtë, por jo. Për ta interpretuar atë në mënyrën ‘shopeniane’ dhe pa gabime, është e domosdoshme të njohësh mirë karakterin e tij duke depërtuar në të. “Karakteri Polak” i muzikës së Shopenit është totalisht i pakundërshtueshëm sepse në muzikën e tij ai është përpjekur t’i jepte ekspresionin më të thellë të kombit të tij …… Shumë kompozitorë të Romantizmit kanë luajtur ose kanë dirigjuar muzikën e njëri-tjetrit, disa prej tyre ia kanë kaluar shpresat e brezit të ardhshëm. Frederic Shopen, që ishte pjesë e kësaj lëvizje, ishte tjetër. Në të vërtet, ai nuk e pëlqente Romantizmin.

Ai e mendonte muzikën e Listit vulgare, nuk e pëlqente muzikën e Schumannit ndërsa për Berliozin dhe Mendelssohnin nuk thoshte asgjë megjithëse ishte mik me ata të gjithë. Po të dëgjonte muzikën e Schubertit, ai nuk e zinte në gojë ndërsa për Beethoven-in thoshte se kishte pjesën e admirueshme dhe atë të papëlqyeshmen, argumenton Harold C. Schonberg. Vetëm dy janë mjeshtrat që Shopeni donte, Bach dhe Mozart dhe për ta, ai kishte vetëm lavdërime. Ai, madje kompozoi ‘Variacione në “La ci darem” nga Don Giovanni i Mozartit. Frederik Shopen pëlqente të ishte në rrethin aristokratik dhe ishte i interesuar tepër në stilin, shijen, veshjen por edhe për një ton të bukur.