Fruthi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Fruthi ose morbilli, e njohur edhe si e “keqja e vogёl”, ёshtё sёmundje ngjitёse virale, qё klinikisht pёrcillet me temeraturё tё lartё, me shenja tё shprehura katarrale dhe paraqitjen e ekzantemës nёpёr lёkurё dhe enantemёs nё mukoza. Fruthi zakonisht atakon moshat fёminore, por mund tё paraqitet edhe te tё rriturit. Fruthi pёrhapet pёrmes spërklave tё ajrit dhe para përdorimit tё vaksinës, sёmundja ёshtё paraqitur nё formë epidemike çdo 2-5 vite. Pas aplikimit tё vaksinёs, incidenca e kёsaj sёmundje ёshtё zvogëluar, por herё pas here paraqiten epidemi nё popullatën joimune. Nё vendet e pazhvilluara fruthi ёshtё njёri nga problemet kryesore shёndetёsore pёr moshat e fёmijёve, ku pёr shkak tё komplikacioneve nё sistemin nervor qendror dhe sistemin respirator, vdekshmëria arrin deri nё 20%. Kush e shkakton fruthin?

Virusi i fruthit bënё pjesё nё grupin e paramixovirusve, ka madhёsi 120-150nm.

Si pёrhapet?

Fruthi ёshtё sёmundje vetёm e njerëzve. Burim i nfeksionit ёshtё njeriu i sёmurё, i cili e mban virusin nё mukozёn e rrugёve tё frymarrjes, ndёrsa infekcioziteti mё i madh ёshtё nё javёn e parё, nё stadin katarral tё sёmundjes. Nё stadin e ekzantemës, infekcioziteti ёshtё i vogёl pёr shkak tё sasisё sё vogёl tё virusit nё rrugёt respiratore. Dy ditё pas paraqitjes sё ekzantemës, i sёmuri nuk ёshtё mё infekcioz. Pёrhapja e virusit bёhet pёrmes rrugёs frymarrjes dhe konjuktivёs, pёrmes spërklave tё ajrit nё kontakt tё drejtpërdrejt me tё sёmurin. Pasi qё virusi i morbillit ёshtё shumё i ndieshёm nё ambientin e jashtёm ku qёndron vetёm 10 minuta, pёrhapja e sёmundjes nga personi i tretё (mёnyra indirekte) bёhet nё raste tё rralla nё çerdhe dhe institucione ku ka shumё persona. Kёshtu qё, gjatё kohёs sё paraqitjes sё sёmundjes duhet qё dhoma e tё sёmurit tё ajroset sa mё shumё.Sёmundja mё shumё pёrhapet nё qytete ku ka karakter endemik pёr shkak tё kontakteve mё tё shpeshta nё mes njerёzve dha paraqitet nё sezonin dimёr- pranverё. Tё porsalindurit deri nё moshёn 6 mujore, nuk sëmuren nga fruthi nё qoftё se nёna e fёmiut e ka kaluar sёmundjen ose ёshtё vaksinuar, sepse antitrupat barten nё formё pasive me rrugё transplacentare nga nёna te fryti. Nёse nёna nuk ёshtё imune mund tё sëmuren nga fruthi edhe tё porsalindurit.

Cila ёshtё pasqyra klinike?

Inkubacioni (periudha prej momentit tё infektimit deri te paraqitja e shenjave tё sëmundjes) fruthit, zgjat 10-12 ditё dhe nё kёtё fazё nuk ka shenja tё sёmundjes. Pastaj fillon paraqitja e shenjave tё sёmundjes e cila kalon nёpёr dy stade:

1. Stadi kataral i cili shoqёrohet me temperature tё lartё, ngjizje tё zёrit dhe kollё, skuqje tё konjunktivave sё syrit. Nё zgavrёn e gojёs nё nivel tё dhёmbёve tё poshtёm molar paraqiten njollat e Koplikut qё kanё ngjyrё tё bardhё nё tё pёrhimët me skuqje rreth tyre me madhёsi rreth 1 mm e qё paraqesin shenjёn e sigurt tё fruthit.

Ky stad zgjat 3-4 ditё dhe e dallon fruthin nga sëmundjet tjera ekzentematike si, Rubeola dhe Varicela, tё cilat kanё stad katarral mё tё shkurtёr dhe jo shumё karakteristik .

2. Stadi egzantematik fillon nё kohёn kur temperatura ёshtё 39-40 °C, me paraqitjen e ekzantemës makulopapuloze, qё fillon sё pari pas veshёve, nё fytyrё, kokё (pjesёn me qime), pastaj përfshin qafen, kraharorin dhe tё gjitha pjesёt e lёkurёs pa i kursyer as shuplakat dhe shputat.Ky stad zgjat 2-3 ditё dhe kur ekzantema paraqitet nё tёrё lёkurёn temperatura, fillon tё ulet. Pas 3-4 ditёve, ekzantema fillon tё tёrhiqet sipas rendit qё ёshtё paraqitur nga poshtё-lartё.Pas kёsaj fillon edhe stadi i rekovaleshencёs (përmirësimit) nё tё cilёn pacienti fillon tё përmirësohet, tё kthehet nё normalitet, temperatura bie nё normale, ekzantema tёrhiqet dhe kemi njё qërim tё lehtё tё lёkurёs nё trup, por jo nё shuplaka dhe duar, qё e dallon fruthin nga skarlatina, si dhe fillon tё kthehet oreksi.Nёse i sёmuri vazhdon ende me shenja tё sёmundjes si temperaturë, kollitje, atёherё flasim pёr komplikimet e fruthit tё cilat janё: pezmatimet e veshit, mushkërive, trurit (encefaliti) dhe një komplikim shumё i rallё 1:1 000 000 raste tё tё sёmurёve, ёshtё encefaliti subakut sklerotizant, i cili zakonisht përfundon me vdekje 6-9 muaj pas lajmërimit tё sëmundjes.

Si bёhet diagnoza e sëmundjes?

Diagnoza e fruthit bazohet nё pasqyrën klinike, analizat laboratorike dhe nё testet serogjike. Shpesh sëmundja diagnostikohet nё bazё tё pasyrёs klinike e cila ёshtё shumё karakteristike pёr fruthin, si ekspozimi ndaj fruthit, simptomat katarale (kollitje, skuqje e konjunktivave, njolla e Koplikut) qё zgjasin 3-4 ditё, paraqitja e ekzantemës makulopapoloze me pёrhapje kranialokaudale (nga lart e poshtё trupit), janё shenja tё sigurta pёr sёmundjen e fruthit.

Nga ekzaminimet laboratorike duhet pёrmendur se zakonisht kemi leukopeni (zvogëlim i rruazave tё bardha tё gjakut).

Diagnoza serologike bёhet me testin Eliza, pastaj reaksionin e inhibimit tё hemaglutinimit, por mund tё bёhet edhe me testin e neutralizimit.

Si bёhet mjekimi?

Mjekimi i sёmundjes kёrkon pёrdorimin e masave higjeniko-sanitare dhe mjekimi simtomatik. Pacientёt duhet tё qёndrojnё nё dhoma tё veçanta nё qetësi dhe dhoma duhet tё ajroset sa mё shumё. Fёmijёt nuk duhet tё shkojnё nё shkollё ose nё çerdhe.Mjekimi me barna ёshtё simptomatik, pёrdoren barna kundёr temperaturës, kundёr kollitjes, vitamina dhe lёngje.Nё rast tё paraqitjes sё komplikimeve si pezmatimi i veshit ose i mushkёrive, mund tё pёrdoren edhe antibiotikë.

Cilat janё masat parandaluese?

Pёrdoren masat aktive dhe pasive tё mbrojtjes.

Mbrojta pasive bёhet me aplikimin e gamaglobulinёs hiperimune humane, e cila deri nё moshёn tre vjeçare jepet nё dozё 3-5 ml me rrugё intramuskulare. Nёse jepet mbrojtja pasive deri nё ditёn e tretё pas ekpozimit ndaj sëmundjes, pengohet paraqitja klinike e sёmundjes, e nёse jepet nё ditёn 4-6, paraqitet fruthi me dekurs shumё tё lehtё.

Dhёnia e gamaglobulinёs bёhet vetёm nё rast tё epidemisё te fёmijёt kahetik (tё dobёt fizikisht), te ndonjё sёmundje qё nuk mund tё aplikohet vaksina. Mbrojtja aktive kundёr fruthit bёhet me vaksinё tё cilёs i nёnshtrohen tё gjithё fёmijёt posa tё kenё mbushur 12 muaj, konkretisht tё gjithё personat prej moshёs 1-14 vjeçare e tё cilёt nuk e kanё kaluar sёmundjen.

Vaksinimi kundёr fruthit bёhet me njё dozё prej 0.5 ml tё vaksinёs sё dobёsuar e cila jepet me rrugё subkutane (nёnlёkurё) nё pjesёn e pasme tё krahut. Vaksina mund tё jepet zakonisht si vaksinё e kombinuar fruth+parotid + rubeolё.

Rivaksinimi i fёmijёve bёhet para moshës shkollore.

Pas infeksionit nga kjo sёmundje mbetet imunitet i pёrjetshёm.