Fuat Boçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Fuat Boçi
Skeda:Fuat Boçi.jpg
Lindi më 1931
Vendlindja Voshtinë
Kombësia shqiptar
Nënshtetësia shqiptar
Profesioni aktor humorist

Fuat Boçi u lindi në Voshtinë në vitin 1931 dhe u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare, me 21 korrik të vitit 2020. Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri. Nga elektriçist, kinomekanik u bë artist. Mbaroi shkollën e mesme të aktrimit pa shkëputje nga puna, në të mirnjohurën "Jordan Misja". Nga artist amator arriti majat e larta si profesionist në teatrin "Bylis" të Fierit. U nda nga jeta më 21 korrik 2020 në moshën 89 vjeçare.

Për punë të shquar e talent të spikatur në role e karaktere është nderuar me keto çmime:

  • Medalja e Punës
  • Medalja "Naim Frashëri"
  • Urdhëri "Naimi Frashëri" i klasit të dytë.
  • Artist i Merituar
  • Qytetar Nderi i Fierit
  • Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.