Fusha e Elbasanit dhe e Cërrikut
Shtrihet në rrjedhën e mesme të lumit Shkumbin . Kufizohet në Veri-Veri Lindje nga Kodrat e Kërrabës e të Funarit, nga malësia e Shmilit nga Jugu me Luginën e Devollit të Mesëm e kodrat E Sulovës; në Lindje nga malësiae Shpatit.
Zona kodrinore që shtrihet nga krahu i majtë i lumit Shkumbin deri në krahun e djathtë të lumit Devoll. Fusha është e gjatë rreth 17 km dhe e gjerë 6-7 km. Ajo ka drejtim Jug Perëndim-Veri Lindje dhe përshkrohet nga lumi Shkumbin nga Lindja në Perëndim. Fusha ngrihet nga 97 m në Jug Perëndim deri 128 m në Veri Lindje. Lumi Shkumbin hyn në rajonin e Elbasanit, pikërisht aty ku derdhet përroi i Gostimës në kuotën 172 m mbi nivelin e detit. Lugina e tij është e ngushtë, në disa zona, pranë malit të Vashës arrin gjerësinë 207 250 m. Pas kësaj zgjerohet pak në fushën e Labinotit. Më poshtë në të majtë të lumit Shkumbin ndodhet fusha e Shushicës në formë kuadrati me brinjë rreth 1km.
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi kalon kodrën e Krastës së Madhe lartësi 292 m, e veshur me pyje pishe, hapet fusha e Elbasanit, ku ndodhet dhe vetë qyteti. Në krahun e djathtë të fushës shtrihet një grup kodrash, që janë vazhdim i flishit Krasta. Të mbuluara me pishë me lartësi 130-260 m, ku ndodhet pika çlodhëse, përdorur sidomos për Ditën e Verës
Fusha e Elbasanit është e gjatë rreth 10 km dhe e gjerë 5 km. Është fushë aluvionale. Në të dallohen një sërë fushash më të vogla si: Fusha
Fusha e Elbasanit është formuar në një graben të fundosur gjatë periudhës së kuaternarit, në vendin e shkëputjes së madhe tektonike tërthore Lushnjë-Elbasan-Dibër. Pozita gjeografike e saj është e favorshme, duke qenë e rrethuar në pjesën lindore dhe verilindore nga malet e larta, të cilat e mbrojnë nga erërat e ftohta lindore, ndërsa hapja që ka në pjesën perëndimore lejon ndikimin e detit. Këto specifika të kushteve natyrore kanë mundësuar një klimë të ngrohtë mesdhetare, duke u pasqyruar në bimësinë natyrore dhe në rritjen e një game të gjerë kulturash bujqësore. Temperatura mesatare vjetore është 15oC, vlera më e lartë e regjistruar është 42oC, ndërsa vlera më e ulët -9.8oC. Sasia e reshjeve që merr kjo fushë është nën mesataren e vendit, me 1165 mm.
Rrjeti hidrografik në fushën e Elbasanit përfaqësohet në pjesën dërrmuese nga lumi Shkumbin dhe degët e tij (kryesisht rrjedhja e mesme). Lumi Shkumbin dhe të gjitha degët e tij kanë një ndikim shumë të madh në aktivitetet e popullsisë së kësaj, kryesisht në kuadër të ekonomisë bujqësore, si burim kryesor për vaditjen e tokave të kësaj fushe. Prania e lumit Shkumbin dhe e degëve të tij ka qenë një aset shumë i rëndësishëm për këtë zonë, duke ndikuar në zhvillimin socio-ekonomik të fushë së Elbasanit. Fusha e Elbasanit ka toka shumë pjellore, të cilat janë kryesisht livadhore aluvionale të depozituara nga lumi Shkumbin dhe livadhore të hirta kafe. Fusha e Elbasanit është një zonë bujqësore shumë e rëndësishme e Shqipërisë së mesme, ku kultivohen shumë kultura bujqësore: si perimet, frutat, drithërat, agrumet, ullishtet etj. Kushtet natyrore të fushës së Elbasanit janë shumë të favorshme për zhvillimin e gjithanshëm socio-ekonomik të popullsisë së kësaj zone.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Enciklopedia e Elbasanit