Jump to content

Fytyra e Simurgut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fytyra e Simurgut Gjinia: Roman. me autor: Gazmend Krasniqi. Shtëpia botuese: "Saras". Viti i botimit 2014. Faqet e librit 352. ISBN 978-9928-152-12-1

Fragment nga libri:

Është rrugë shumë e gjatë dhe e mundimshme, sepse duhet të kalojnë shtatë lugina. Këto lugina, të fundosura poshtë maleve, të errëta e të thella, janë shprehje e dyshimeve dhe hipokrizisë, e krenarisë njerëzore dhe mashtrimit, prandaj secili zog vepron në natyrën e llojit dhe udhëtimi përparon shumë ngadalë.

Për shembull, bilbili i këndon në mënyrë të paprerë trëndafilit, por ky një ditë vjeshte thahet dhe i prishet bukuria. Gruaja nuk e pranon shtyrjen e bisedës, prandaj Atari vazhdon: Dikur Lugina e Shtatë, ose Lugina e Njësisë, arrihet dhe secili nga zogjtë që ia ka dalë të mbërrijë këtu, shikon vetveten te Simurgu.

Përballë secilit është vetja e tyre: Simurgu. Zogjtë kuptojnë se, duke parë veten, shikojnë Krijuesin: Simurgu është vetëm fakti që ata shikojnë e gjejnë veten e tyre.

Dhe Zoti mistik thotë:

Jam pasqyrë para syve tuaj.

Të gjithë që i afrohen dritës sime, shohin

Vetveten, realitetin e tyre në Njësi.