Gëzim Mekuli
Gëzim Mekuli Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë angleze. Në Mainz të Gjermanisë studioj shkencat politike. Në Norvegji studioj shkencat e Filmit, Mediave dhe Komunikimit. Magjistroj në shkencat e Mediave (në drejtimin e Retorikës) në Universitetin e Bergen-it në Norvegji.
Gëzim Mekuli është njohës i mediave dhe i komunikimit (retorikës). Libri “Fjalimet që përgjakën Ballkanin" (2022) është libri i tij i dytë. Në vitin 2006 Mekuli ka botuar librin kritik “Mediat dhe Politika.” Mekuli është njëri ndër kritikët e parë të mediave shqipe në Kosovë. Në rrethin intelektual respektohet si kritik i paanshëm, i pavarur dhe si intelektual që solli frymë të re në fushën e kritikës së shkencave të medias shqipe.
Gëzim Mekuli është i gjallë në debatet publike. Mekuli ka shkruar me qindra analiza, trajtesa e studime të medias dhe retorikës; në rrethin intelektual respektohet si kritik i paanshëm dhe si intelektual që solli frymë të re në fushën e kritikës së shkencave të medias.
Në vitin 2010 Mekuli ishte emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje kandidat për deputet në parlamentin e Kosovës. Mekuli jeton dhe vepron në Oslo të Norvegjisë.