Gabimet e terminologjise ekonomike
Kosova pavarësisht se ka adoptuar një valutë të fortë evropiane (euro), nuk dallon shumë nga vendet e rajonit, të cilat i kanë valutat e tyre, sa i përket shkallës së lartë të inflacionit. Enti i Statistikave të Kosovës (ESK) raporton se inflacioni i matur muajin e kaluar ishte 4.2 për qind, apo për gjysmë më pak krahasuar me inflacionin që kishte arritur në korrik të këtij viti prej 8.3 për qind. Në rënien e shkallës së inflacionit ka ndikuar edhe rënia e çmimit të bukës, pemëve dhe perimeve, sheqerit, etj. Ndërsa sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), norma mesatare e inflacionit në rajon në fund të qershorit të këtij viti kishte arritur në 5.2 për qind, ku Serbia raportoi normën më të lartë prej 12.7 për qind, ndërsa normën e inflacionit që raportoi Kroacia ishte më e ulëta prej 2.2 për qind. Në fund të shtatorit të këtij viti, shkalla mesatare e inflacionit në vend ishte 6.1 për qind. Megjithatë, trendi i inflacionit vazhdon të ngadalësohet nga muaji në muaj, krahas korrikut ku inflacioni kishte arritur në 8.3 për qind, Zëri. Sipas BQK-së, zbutja e presioneve inflacioniste kryesisht është rezultat i rënies së lehtë të çmimeve të disa produkteve ushqimore gjatë kësaj periudhe. “Lëvizjet e çmimeve në Kosovë vazhdojnë të diktohen në masë të madhe nga çmimet e produkteve të importuara. Deri në qershor 2011, çmimet e importit shënuan rritje prej 10.5 për qind, që paraqet normë të përafërt me çmimet e konsumit në vend”, thuhej ndër të tjera në raportin e BQK-së. Në anën tjetër, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), vendet e rajonit të Evropës Juglindore (EJL) pritet të kenë presione më të theksuara inflacioniste në vitin 2011. Bazuar në këto parashikime, Serbia pritet të ketë inflacion dyshifror prej 11.3 për qind, pasuar nga Kosova me shkallë të inflacionit prej 8.3 për qind. Kategoria e produkteve ushqimore mbetet kontribuues kryesor në rritjen e shkallës së inflacionit në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit. Shkalla e inflacionit në vendet e tjera si në Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe Mal të Zi konsiderohet më stabile kryesisht si rrjedhojë e politikave monetare të këtyre vendeve (përjashtuar Malin e Zi), por edhe të nivelit më të lartë të prodhimit vendor, si dhe aktivitetit tregtar më të diversifikuar. Përderisa Shqipëria dhe Maqedonia mbajnë normë të menaxhuar të këmbimit, Serbia paraqet vendin e vetëm në rajon ku norma e këmbimit përcaktohet nga lëvizjet e tregut, prandaj edhe lëvizja e çmimeve është më e theksuar. Në Mal të Zi, çmimet shënuan rritje më të vogël dhe kjo si rezultat i peshës më të ulët që kanë produktet ushqimore në shportën e konsumatorit në këtë vend, por edhe si rezultat i aktivitetit tregtar më të diversifikuar. Bazuar në parashikimet e FMN-së, ristabilizimi i çmimeve në vendet e rajonit pritet të ndodhë gjatë