Gabriella Magrini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gabriella Magrini, milaneze, është gazetare dhe shkrimtare. Ka punuar si kryeredaktore e të përjavshmes "Anna" dhe tani bashkëpunon me revista të ndryshme. Sot konsiderohet si një nga shkrimtaret italiane më të njohura dhe të vlerësuara. Ka botuar, ndër të tjera, romanet: "Mijëra vjeshta", "Si një diamant", "Zjarri i gënjeshtrave", "Tërheqje depërtuese", "Magjike" dhe "Zëri i sirenave", disa prej të cilëve janë përkthyer në gjuhë të ndryshme.