Jump to content

Gaforrja blu

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gaforrja blu

Gaforrja blu është një lloj gaforreje që jeton në Atlantikun Perëndimor, kryesisht në brigjet lindore të SHBA-ve dhe në Gjirin e Meksikës.

Mund të arrijë gjerësi deri në 23 cm, dhe ka ngjyrë të theksuar bojëqielli, e me pinca e kthetra ngjyrë të kuqe. Është lloj i huaj pushtues në Detin Mesdhe, dhe në 10 vitet e fundit ka pushtuar dhe bregdetin shqiptar, sidomos zonat lagunore. Shtimi i tepërt i saj ka dëmtuar llojet vendase të gaforreve. Në Lagunën e Vilunit, gaforrja blu tashmë është gaforrja dominuese, duke zhdukur apo zvogëluar tej mase popullatat e gaforreve vendase.