Gani Geci
Appearance
Gani Geci i lindur më 20.01.1968 në Llaushë, Geci ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gani Geci ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i LDD-së në periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, 2008. I diplomuar në Fakultetin Juridik i Prishtinës, që nga viti 1990 ishte anëtar i Kryesisë së Forumit Rinor të LDK-së, ndërsa, në vitin 1998 ishte Kryetar i Forumit të LDK-së, dega në Skenderaj. Ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përveç gjuhës së tij amtare, Geci flet dhe gjuhën angleze, gjermane dhe gjuhën serbe.[1]