Jump to content

Gashi (zonë gjeografike)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gashi është zonë gjeografike në skajin më verilindor të rrethit të Tropojës, pjesë e alpeve shqiptare. Shtrihet midis pellgut të Çeremit në veriperëndim, luginës së lumit të Gashit në jugperëndim, pellgut të Tropojës në juglindje dhe malësisë së Gjakovës në verilindje.

Pozita gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka reliev alpin me kontraste të theksuara. Majat më të larta të Gashit janë Koritat e Dobërdolit (2400 m), Shkëlzeni, Gusani (2451 m) dhe ajo e Rupës (2268 m). Relievi dallohet për gjurmë të akullimeve kuaternare, në trajtë luginash e cirqesh akullnajore. Spikasin në veçanti lugjet e Dobërdolit-Sulbicës, ku gjenden edhe 15 liqene akullnajore. Gashi dallohet për shtrirje të gjerë të kullotave alpine shumë të pasura. Për sa i përket popullsisë është një numër relativisht i ulët, pasi popullsia është e përqendruar në disa fshatra dhe me një numër shumë të vogël. Kjo ndikuar nga kushtet socio-gjeografike.