Gazeta: Menaxhimi i krizës në medien e shkruar
Gazeta: Menaxhimi i krizës në medien e shkruar me autor Sami Neza.
Autori thotë se ky libër është një mundësi e re për gazetat në zgrip të mbijetesës t’ia dalin të ruajnë tregun dhe lexuesit qoftë edhe nëpërmjet transformimeve të thella në menaxhim, përmbajtje, kanale komunikimi etj. Ai bën një analizë të gjerë të kapaciteteve editoriale, menaxheriale dhe teknologjike të gazetave të përditshme si dhe ndërton për disa nga ato një analizë përmes së cilës u sugjeron zhvillimin në terrenin online.
Në libër ka rekomandime konkrete për medien e shkruar, se si duke u mbështetur në tregun shqiptar, zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit ato mund të ndërmarrin hapa reformues dhe transformues në dhomën e lajmeve, përgatitjen e përmbajtjes, shpërndarjen e informacionit dhe thithjen e të ardhurave.
Autori ofron përvoja të zbatuara në media të huaja siç janë përshkruar disa shembuj nga media suedeze dhe norvegjeze. Po ashtu praktika të avancuara të zhvillimit në ueb të gazetarisë së shkruar janë përshtatur për rastin shqiptar të gazetave, duke u ofruar si praktika të suksesshme për tu ndjekur nga gazetat e përditshme shqiptare. Gazetat mund të marrin nëpërmjet këtij libri, skema të gatshme të zhvillimit të ndërmarrjeve të tyre në kushtet e reja të teknologjisë së informacionit, shndërrimit të interesave të lexuesit....