Jump to content

Gazeta Zyrtare e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kopertina e gazetës në internet

Gazeta Zyrtare e Kosovës boton tekstet zyrtare dhe përfundimtare të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe të shpallura nga

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm; rezolutat e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, rregulloret dhe aktet e tjera normative të Qeverisë dhe ministrive; marrëveshjet e karakterit ndërkombëtar etj.[1] Kjo gazetë është themeluar më ligjin mbi gazetë zyrtare të Kosovës.[2]

Në këtë gazetë paraqiten zyrtarisht ligjet dhe vendime tjera të rëndësishme të vendosura nga Kuvendi, Presidenti, Kryeministri i Kosovës.

Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë, botohet në pesë gjuhë: në gjuhën shqipe, angleze, serbe, turke dhe atë boshnjake dhe botohet në mbështetje të Ligjit për Gazetën Zyrtare nr. 2004/47; si dhe Rregullores së UNMIK-ut nr. 2005/25 për shpalljen e Ligjit për Gazetën Zyrtare. Nga këto botime, në këto gjuhë si versioni zyrtarë i saj merret versioni në gjuhën zyrtare të qeverisë.[3] për autenticitetin dhe gjuhët zyrtare të qeverisë.

Editor i kësaj gazete është zyra për Menaxhimin dhe Administrimin e Gazetës Zyrtare të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë. Drejtorë i sajë është Naser Canolli ndërsa redaktor përgjegjës Arben Veselaj.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR. 3 /1 gusht 2006
  2. ^ LIGJI PËR ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine
  3. ^ Shih paragrafin 9.3.19 në Kushtetuta e përkohshme e Kosovës

1. Gazeta Zyrtare e Kosovës Online, Gazetazyrtare.com, e-gov aplikacioni

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]