Jump to content

Gazmend Gjoka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gazmend Gjoka ka lindur më 31 mars të vitit 1971 në Tiranë dhe është një aktor shumë i njohur shqiptar. Ka studiuar në shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”. Është diplomuar për dramë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Gjithashtu ka kryer dy specializime pranë British American Drama Academy në Londër, Mbretëri e Bashkuar. Është një ndër aktorët më të suksesshëm të Teatrit Kombëtar me një sërë shfaqjesh si "Riverside Drive" të Woody Allen, "Çifti i shqyer" i Dario Fo, "Rojat e Taxhit" të Rajiv Joseph, "Coriolanus" të William Shakespeare etj. Për rolin e Fred Savage në "Riverside Drive" ai merr çmimin si Aktori më i Mirë nga Akademia Kult në vitin 2012. Themeloi së bashku me regjisorin Altin Basha në vitin 1997 kompaninë teatrore "Oaz" me të cilën vuri në skenë një sërë shfaqjesh si "Keq më keq" të Samuel Beckett, "Vita Brevis" etj. Gazmend Gjoka është angazhuar dhe në filma me disa role si në "Shokë të një skuadre", "Tre ditë nga një jetë", "Eduart" etj. Gjithashtu ka drejtuar si moderator një sërë spektaklesh dhe festivalesh. Aktualisht Gazmend Gjoka është pedagog i fjalës artistike gjithashtu dhe Zv/Dekan i Fakultetit të Artit Skenik pranë Universitetit të Arteve.