Gdhendja e gurit në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Në truallin e Shqipërisë gdhendja e gurit ka një traditë të lashtë, që dëshmohet gjerësisht nga gjetjet arkeologjike dhe ndërtimet e periudhës ilire. Guri është përdorur nga banorët e shumicës së krahinave të Shqipërisë jo vetëm për ndërtimin e banesave, por edhe për sende të përdorimit të përditshëm. Në disa qytete e fshatra e kanë përdorur gurin e skalitur për shtrimin e rrugëve, si Gjirokastra, Kolonja, Berati etj. Mjeshtrit shqiptarë gurskalitës janë shquar edhe jashtë vendit. Gdhendja e gurit kulmin e lulëzimit e pati në gjysmën e dytë të shek.XVIII e në shek.XIX. Krahinat më të përmendura për ushtrimin e saj ishin: Mokra, Opari, disa krahina të Matit e të Dibrës etj.