Jump to content

Georgios Sinas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jorgo Sina (greqisht: Γεώργιος Σίνας, gjermanisht: Georg Sina; 20 nëntor 1783 – 18 maj 1856) ishte një sipërmarrës dhe bankier austro-vlleh. Ai u bë babai i një bamirësi tjetër kombëtar grek, Simon Sinas. Ai ishte gjithashtu themeluesi i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Jorgo Sina ka lindur në Nish. Familja Sina vinte nga Voskopja, Perandoria Osmane (tani Shqipëria e Jugut). Origjina etnike e familjes është përshkruar si arumune, arumune e helenizuar, ose greke. Pavarësisht nga origjina e tyre etnike, familja Sinas në Vjenë ishte pjesë e klasës social-kulturore greke të tregtarëve, e cila mbante marrëdhënie të ngushta me shtetin e sapothemeluar grek të epokës së tyre. Sinasi në moshë të vogël humbi nënën dhe u rrit nga tezja në Serres (sot në Greqi), ku jetoi në vitet e para të shkollës.