Getoar Rexhepi
Getoar Rexhepi u lind në Prishtinë më 16 tetor 1988. Shkollimin fillor, të mesëm dhe univerzitar i kreu në vendlindje. Ai mban dhjetë herë radhazi titullin e Kampionit të Kosovës në disiplinën e Kata-ve në kategorinë 1988, kadet, junior, senior në Kampinatin e Kosovës të organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës.
Përveç në Kosovë, Getoari arriti të fitojë dy herë radhazi titullin e Kampionit Mbarëkombëtar Shqiptar në Kampionatin Mbarëkombëtar Shqiptar të organizuar nga Federata Shqiptare e Karatesë në Tiranë në vitet 2005 dhe 2006. Getoari në vitin 2014 dhe vitin 2017 shpallet Kampion Kombëtar Shqiptar në Kampionatet Kombëtare të organizuar nga Federata Shqiptare e Karatesë. Kështu mban edhe dy herë radhazi titullin e Kampionit Shqiptar në karate në disiplinën e kata-ve. Pjesëmarrje të dalluar pati edhe në turnetë mbarëkombëtarë dhe ndërkombëtarë ku vlenë të përmenden "Yoshitaka Open", "Struga Open", "Kupa e Gostivarit", "Solidarnost Open", "7th International Cup Balkanian Kids", "Akademia Open 2004". Nga këto pjesëmarrje në Kampionate, turne memorial, mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar arriti të fitojë shumë kupa, 69 medalje, prej tyre 46 medalje të arta, 13 medalje argjendi dhe 9 medalje bronzi. Në vitin 2007 me dekretin presidencial të Presidentit të Republikës së Shqipërisë SH. T. Z. Alfred Moisiu dekretohet me shtetësi Shqiptare.