Gjak dhe dhé
Appearance
(Përcjellë nga Gjak dhe dhe)
Gjak dhe dhe (gjermanisht: Blut und Boden) është një slogan nacionalist që shpreh idealin e Gjermanisë naziste për një trup kombëtar ("Gjak") të bashkuar me një zonë vendbanimi ("Dhe"). Me të, format e jetës rurale dhe bujqësore idealizohen si kundërpeshë ndaj atyre urbane. Ajo është e lidhur me konceptin bashkëkohor gjerman Lebensraum, besimi se populli gjerman do të zgjerohej në Evropën Lindore, duke pushtuar dhe zhvendosur popullsinë vendase sllave dhe baltike nëpërmjet Generalplan Ost.
"Gjak dhe dhe" ishte një slogan kyç i ideologjisë naziste. Ideologjia nacionaliste e Lidhjes Artaman dhe shkrimet e Riçard Valter Darre udhëhoqën politikat bujqësore të cilat më vonë u miratuan nga Adolf Hitleri, Hajnrih Himleri dhe Baldur fon Shirahu.