Jump to content

Heinrich Himmler

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Heinrich Himmler
Bundesarchiv Bild 183-S72707, Heinrich Himmler
Reichsführer-SS
Në detyrë
6 janar 1929 – 29 prill 1945
Pasuar ngaKarl Hanke
Shef i Policisë Gjermane
Në detyrë
17 qershor 1936 – 29 prill 1945
Pasuar ngaKarl Hanke
Drejtor i Zyrës Kryesore së Sigurisë së Rajhut
Në detyrë
4 qershor 1942 – 30 janar 1943
MinistriWilhelm Frick
Pasuar ngaErnst Kaltenbrunner
Ministër i Brendshëm i Gjermanisë
Në detyrë
24 gusht 1943 – 29 prill 1945
KancelariAdolf Hitler
Pasuar ngaWilhelm Stuckart
Të dhëna vetjake
U lind më
Heinrich Luitpold Himmler

(1900-10-07)7 tetor 1900[1]
Mynih, Gjermani
Vdiq mëGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
Lyneburg, Gjermani
Partia politikePartia Naziste
Bashkëshortja/etMargarete Boden

Heinrich Luitpold Himmler (7 tetor 1900 - 23 maj 1945) ishte Reichsführer i Schutzstaffel (skuadroni i mbrojtjes; SS), dhe një anëtar drejtues i Partisë Naziste (NSDAP) të Gjermanisë. Himmler ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në Gjermaninë naziste dhe midis atyre me përgjegjësi direkte për Holokaustin.

Si anëtar i një batalioni rezervë gjatë Luftës së Parë Botërore, Himler nuk mori pjesë në shërbimin aktiv. Ai studioi agronomi në universitet dhe u bashkua me Partinë Naziste në vitin 1923 dhe SS-në në 1925. Në 1929, ai u caktua Reichsführer-SS nga Hitleri. Përgjatë 16 viteve në vijim, ai e ktheu SS-në nga një batalion 290 vetësh, në një grup paramilitar me 1 milion anëtarë dhe duke ndjekur urdhrat e Hitlerit për të themeluar kampe përqendrimi. Ai njihej për aftësitë e mira organizative dhe për përzgjedhjen e vartësve tejet të aftë siç ishte dhe Reinhard Heydrich në vitin 1931. Që nga 1943 dhe më pas, ai ishte shef i policisë gjermane dhe Ministër i Brendshëm, duke mbikqyrur të gjitha forcat e policisë dhe sigurisë të brendshme dhe të jashtme duke përfshirë dhe Gestapon (policia sekrete). Himler kishte një interes të madh gjatë gjithë jetës së tij për okultizmin, duke interpretuar besimet neopaganiste gjermanike dhe Völkisch për të promovuar politikën racore të Gjermanisë naziste dhe duke përfshirë rituale dhe simbolizmin ezoterik në SS.

Në emër të Hitlerit, Himler krijoi Einsatzgruppen dhe ndërtoi kampe shfarosjeje. Si lehtësues dhe mbikqyrës i kampeve të përqendrimit, Himler drejtoi vrasjen e 6 milionë hebrenjve, 200,000-500,000 romëve, dhe viktimave të tjera; numri total i civilëve të vrarë prej regjimit përafrohet në 11-14 milionë njerëz. Shumica e tyre ishin qytetarë polakë dhe sovjetikë.

Vonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hitleri e caktoi Himlerin për një kohë të shkurtër si komandant ushtarak dhe më vonë si Komandant i Ushtrisë Zëvendësuese dhe gjeneral i plotfuqishëm për administrimin e të gjithë Rajhut të Tretë. Duke kuptuar se lufta ishte humbur, Himler u përpoq të hapte bisedime paqeje me Aleatët pa dijeninë e Hitlerit pak para përfundimit të luftës. Kur e mori vesh, Hitleri e shkarkoi nga çdo post dhe urdhëroi arrestimin e tij. Himler u përpoq të fshihej por u kap dhe u arrestua nga britanikët sapo identiteti i tij u bë i ditur. Gjatë arrestit britanik ai vrau veten më 23 maj 1945.

  1. ^ Manvell & Fraenkel 2007, f. 13.