Partia Naziste
Nationalsozialistishe Deutsche Arbeiter Partei (shqip: Partia Gjermane Nacional Socialiste e Punëtorve) njihet më shumë me termin Partia Naziste, si shkurtim i fjalës gjermane "Nationalsozialismus". Kjo parti u themelua në vitin 1920 nga Adolf Hitler dhe ishte pasardhësja e DAP Deutsche Arbeitpartei (Partia Gjermane e Punëtorve). Kjo parti u fut në skenën politike gjermane si një forcë e re, energjetike, e aftë të nxirrte Gjermaninë nga kriza e thellë ekonomike dhe politike. Pas dështimit të Puçit të Mynihut udhëheqja e partisë vendosi të linte mënjane politikat revolucionare dhe të arrinte në pushtet nëpërmjet mjeteve (pak a shumë) të ligjëshmë.
Në zgjedhjet e 1928 fiton 2.6 % të votave, katër vjet më vonë në vitin 1932 fiton 38.3 % të votave. Në janar të vitit 1933 presidenti i kësaj partie Adolf Hitler emërohet Kryministër (Kencelier) dhe me pas Führer. Në zgjedhjet e marsit të po atij viti NSDAP fiton 43.9 % të votave. Që nga ky moment ajo arrin të vendos regjimin e vet totalitar në të gjithë Gjermaninë. Kjo parti arriti kulmin e marrëzisë kur me 1942 arriti në zgjidhjen përfundimtare. Ajo pati një rol shum të madh në planet e luftës deri sa e çoi Gjermanine në rrënimin total. Në 1945 me vdekjen e Adolf Hitler Udhëheqës i Partisë Naziste dhe me perfundimin e luftes Partia Naziste shpërndahet për tu mos bashkuar më. Ka parti te të tjera neonaziste por partia e krijuar ne një birrari të Mynihut nuk bëhet më.