Jump to content

Gjarpri dhe heronj të tjerë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjarpri dhe heronj të tjerë roman, Autori: Bashkim Shehu. Botuesi: Toena. Faqet e librit 296.

Është një rrëfenjë e vuajtjeve, që mbush fletën e bardhë duke u zmadhuar nga shkrimi pashmangësisht i dendur, ashtu si dendësimi i territ të botës në një pyllishte të humbur jashtë njëmendësisë së botës, duke u dendësuar si për të fshehur diçka, Gjarprin e Madh, ose atë tjetrin, dyzimin e tij të zvogëluar, gjarprin që shfaqet në tri ëndrra ëndrra të njëpasnjëshme, trilogji ëndrrash, tri ëndrra në një. Gjarpri i Madh është i gjithëgjindshëm. Ai është Krijuesi i Gjithësisë dhe vetë Gjithësia, të çon në Ferr dhe është vetë Ferri. Gjarpri i Madh është i shumëfishuar te të gjithë personazhet dhe te të gjitha ngjarjet. Shumëfishimi i tij bëhet në formën e pasqyrave të njëpasnjëshme duke arritur në pafundësi.?