Gjenovefa Heba
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Gjenovefa Heba vdiq më 28 shkurt 2012. Artiste, ish-sporanoja e TOB-it.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore e kreu në qytetin e saj të lindjes dhe nën drejtimin e kompozitorit P.Dunku u aktivizua në jetën muzikore të qytetit. Më pas kreu studimet për pikturë në Liceun Artistik "J. Misja" në Tiranë. Ndër aktivitetet e kësaj kohe është e pjesëmarrja si piktore kostumesh në filmin "Skënderbeu". Në vitin 1955, u emërua në Korin e Filarmonisë shqiptare. Debutimi i saj i parë ishte në operetën "Agimi" të K. Kono, në rolin e Lules. Dy vjet më pas, në vitin 1957, nisi studimet në Konservatorin P. I. Cajkovskij në Moskë, në degën e kantos. Studimet i mbaroi në vitin 1961, kurse diplo-mën, për shkak të prishjes së marrëdhënieve me B.S e mbrojti në Tiranë nën udhëheqjen e Mihail Cikos në vitin 1964. Pas diplomimit u emërua soliste në TOB dhe në këtë institucion vazhdoi të punojë deri në daljen e saj në pension, në vitin 1978. Ndërkohë, punoi edhe si pedagoge e kantos në Liceun Artistik J.Misja, Tiranë dhe në Institutin e Lartë të Arteve. Aktiviteti koncertor i Gj.Hebës ishte intensiv dhe i vazhdueshëm që në kohën e studimeve në Moskë ku merrte pjesë në koncertet që zhvillonin artistët e Teatrit Balshoi nëpër BS apo dhe në Festivalet ndërkombëtare të rinisë në Helsinki (1961), Varshavë dhe Berlin. Në TOB ajo ka realizuar role të paharruara dhe një numër impresionant koncertesh me një repertor të gjerë që përfshinte të gjitha stilet, gjinitë dhe autorët. Ka realizuar role në operat shqiptare dhe të huaja si: Agimi, Traviata, Nusja e shitur, Princesha e Çardashit, Pagliaçi, Rigoletto, Komisari, Skënderbeu, Dasma e Figaros, Përtej mjegullës, Madam Butterfly, Heroina, etj.
Mirënjohje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për aktivitetin e saj është nderuar me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm, ndër të cilët Urdhri i punës (1954), Urdhri Naim Frashëri (1970)