Gjeografia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtrihen në kontinentin e Amerikës Veriore. Ato shtrihen mes Oqeanit Atlantik dhe Paqësor. Përfshijnë pjesën qendrore, jugore, skajin veriperëndimor - Alaskën dhe ishujt e Havajeve në Oqeanin Paqësor. SHBA në veri kufizohen me Kanadanë, ndërsa në jug me Meksikën, përkatësisht lumin Rio Grande, i cili është lumë kufitar mes këtyre dy shteteve. Shtrirja në mes Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit Paqësor ka bërë që SHBA të kenë pozitë mjaft të përshtatshme gjeografike në Amerikën veriore. Përmes këtyre oqeaneve SHBA kanë lidhje të mirë komunikative me Evropën, Amerikën Jugore, Australinë, Azinë dhe vëndet tjera .
Relievi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tërësitë kryesore të relievit të SHBA-ve janë malet Kordilere, Apalashe dhe Ultësira e Madhe Qendrore.
Malet Kordilere janë male të reja dhe të larta, të cilat shtrihen në pjesët perëndimore të SHBA-ve. Këto male janë të pasura me xehe plumbi, zingu, ari, nikeli, bakri, fuqi uji etj. Ato dallohen me lartësi të madhe, bukuri natyrore dhe me parqe të njohura, ku ndër më të njohurit është parku i Jelustonit.
Malet Apalashe janë male të vjetra, të ulëta dhe zënë pjesën lindore të SHBA-ve. Shtrihen në drejtimin verilindje-jugperëndim. Në krahasim me Kordileret janë shum më kominikative. Dallohen me pasuri të mëdha hekuri, thëngjilli, nafte etj. Lumenjtë e këtyre maleve janë të shkurtër, por kanë sasi të madhe uji. Në pjesën e poshtme të tyre janë të përshtatshëm për lundrim.
Ultësira e Madhe Qendrore shtrihet ndërmjet maleve Kordilere, në veriperëndim dhe Apalsheve, në lindje. Ao shtruihet prej liqeneve të mëdha dhe kufirit me kanadanë në veri, e deri te gjiri i Meksikës, në jug. Përbëhet prej ultësirës së Missisipit dhe pllajës së prerisë. Dalllohet me toka pjellore. Kjo fushë cilësohet si hambari më i madh i drithërave në SHBA dhe ndër më të mëdhenjtë në botë.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]SHBA-të edhe pse kryesisht shtrihen në brezin e mesëm klimatik kanë klimë të ndryshueshme. Ndryshimet janë të theksuara në mes rajoneve të saj. Këto ndryshime në klimën e SHBA-ve lidhen me shtrirjen e saj, relievin,rrymat oqeanike etj.
Berigjet lindore dhe perëndimore të SHBA-ve, gjegjësisht përgjat brigjeve të Oqeanit Paqësor dhe atij Atlantik, klima është Oqeanike, në brendësi e mesme kontinentale në Gadishullin e Floridës dhe viseve përrreth gjirit të Meksikës klima është subtropikale, ndërsa në viset veriore dhe Alaskë, klima është eftohet dhe e ashpër.
Edhe reshjet kanë shpërndarje jo të barabartë. Ato pakësohen nga lindja kah veriu.
Ujërat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrjetin hidrografik në SHBA e përbëjnë lumenjtë dhe liqenet. SHBA-të kanë rrjet mjaft të dendur dhe të pasur ujor. Lumenjtë më të mëdhenjë janë Misisipi, njëherit është lumi më i gjatë në kontinentin amerikan dhe në botë, me degët Misuri, Ohajo, Arkanzas etj.E pastaj Shën Lorensi, Kolorado dhe Kolumbia.
Pasuri e madhe ujore në SHBA janë edhe liqenet. Në zonën kufitare me Kanadanë shtrihen disa liqene të mëdha.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |