Gjergj Erebara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjergj Erebara është gazetar shqiptar. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.

Punon në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri (BIRN Albania) që nga viti 2014. Krahas gazetarisë, Erebara merret me përkthime nga gjuha angleze. Ai ka përkthyer librat: Fundi i Varfërisë, nga Jeffrey D. Sachs, Imperium nga Robert Harris, Zhurma e kohës nga Julian Barnes, Asgjë s’është e vërtetë dhe çdo gjë është e mundur nga Peter Pomerantsev, Mbi Tiraninë nga Timothy Snyder, Flush një biografi nga Virginia Woolf, Tri Ese, Mbi Nacionalizmin, Pse shkruaj, një varje nga George Orwell, SPQR, një histori e Romës së Lashtë nga Mary Beard, etj.

www.reporter.al www.shtepiaelibrit.com