Jump to content

Gjergj Leka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjergj Leka është këngëtar, autor këngësh dhe instrumentist i njohur shqiptar. Ka një karriere të pasur dhe mbahet mend si ai që promovoi i pari këngëtaren Mira Konçi. Gjergj Leka është një tjetër artist me kontribut në Festivalin e Këngës më së shumti si kompozitor. Shumë këngë të njohura të viteve ’80 janë të kompozuara prej tij, si “Për ty baba” e vitit 1985 e kënduar nga Bashkim Alibali, një vit më pas kënga “Shokë jete” e interpretuar nga Luan Zhegu, “Beso te dashuria”, apo edhe “Këngë pa fund është rinia” e vitit 1989 nën interpretimin e Frederik Ndocit.

Më datë 20 Nëntor 2007, Gjergj Leka publikon videoklipin "Maria Sagapo!".

Më datë 24 Janar 2008, Jonida Maliqi & Gjergj Leka publikojnë videoklipin "Mother (Kthehem të dielën)".

Më datë 27 Prill 2012, Gjergj Leka & Hersi Matmuja publikojnë videoklipin "Kthehu".

Në Nëntor 2013, Gjergj Leka merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Po të lë një letër", ku përfundoi në vendin e 16-të në finale (prej 44 pjesëmarrësve) dhe fitoi çmimin më të mirë si kompozitor.

Në Mars 2014, Gjergj Leka merr pjesë në Kënga ime 2014 me këngën "Ç'po dremit liqeni i kaltër".

Në Maj 2014, Gjergj Leka merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Muzika e jetes sime", me të cilën shkoi në finale të konkursit. Në finale atij ju dha çmimin për garuesit më të mirë meshkuj.

Në Mars 2014, Gjergj Leka merr pjesë në Kenga ime 2014 me këngën "Tropojani".

Në Dhjetor 2014, Gjergj Leka merr pjesë në Festivali i 53-të Në RTSH me këngën "Himn".

Në Tetor 2017, Gjergj Leka merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën "Ndryshojme".

Në Dhjetor 2018, Gjergj Leka merr pjesë në Festivalin e 57-Të Në RTSH si kantautor me këngën "Një Ditë Tjetër".

Më datë 23 Dhjetor 2018, Era Rakipllari & Gjergj Leka publikojnë videoklipin "Falim Dashuri". [1] [2]

  1. ^ https://www.teksteshqip.com/gjergj-leka/biografia/
  2. ^ https://konica.al/2020/02/gjergj-leka-pagarusha-na-mesoi-si-kendohet-shqip/