Gjermanistika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjermanistika është një disiplinë akademike interdisiplinare e cila merret me studimin e historisë, kulturës, gjuhës dhe letërsisë gjermane. Në kuptimin më të gjerë dhe më të vjetër gjermanistika përfshin studimin e kulturave, traditave, zakoneve, feve, historisë, gjuhës dhe letërsisë së popullit të vjetër dhe modern gjerman. Në një kuptim më të fundit dhe më të ngushtë, kjo është një disiplinë që merret me studimin e gjuhës dhe letërsisë gjermane, holandeze, frizike, nordike (skandinave). Në një kuptim edhe më të ngushtë ajo merret vetëm me studimin e gjuhës dhe letërsisë gjermane. Pra, me të njëjtin kuptim si filologjia gjermane.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]