Shko te përmbajtja

Gjiri i Lalzit

Gjiri i Lalzit
Gjiri i Shën Pjetrit
Gji detar
Gjiri i Lalzit ndodhet në Shqipëria
Gjiri i Lalzit
Gjiri i Lalzit
Vendndodhja në Shqipëri
Koordinatat: 41°30′54″N 19°27′00″E / 41.515°N 19.45°E / 41.515; 19.45
ShtetShqipëria Shqipëria
ShqipëriDurrës
Dimensions
  Length35 km (22 mi)
  Width20 km (12 mi)
Lartësia
0 m (0 ft)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
  Verë (DST)UTC+2 (CEST)
Lumenjtë që derdhenErzeni, përroi i Tarinit, përroi i Vorbës

Gjiri i Lalzit (njihet ndryshe edhe si Gjiri i Shën Pjetrit) shtrihet në bregdetin shqiptar të Adriatikut midis Kepit të Rodonit (Muzhlit të Skënderbeut) në veri dhe Bishtit të Pallës në jug.

Emrin e ka marrë nga fshati Lalëz që gjendet pranë bregut verilindor të gjirit. Është i hapët nga ana e detit. Gjerësia e hyrjes është 20 km, gjatësia e vijës bregdetare 35 km. Bregdeti me përjashtim të pjesëve që i përkasin Kepit të Rodonit dhe Bishtit të Pallës është i ulët, me laguna e vende-vende moçalor (laguna e Bishtarakës). Në gji derdhen Erzeni, përroi i Tarinit dhe ai i Vorbës. Ata depozitojnë sasi të mëdha materialesh të ngurta dhe janë shkaku i ndryshimit të vazhdueshëm të vijës bregdetare të gjirit (e cila përparon në kurriz të detit) dhe e cektësisë së tij. Gjiri mbrohet mirë nga erërat veriore, por është i hapët ndaj erërave të drejtimeve të tjera.