Jump to content

Gjuhët turkike

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Gjuhët turqike)

Gjuhët turkike përbëjnë një familje afro 30 gjuhëve, të cilat fliten nga Evropa Lindore deri në Siberi dhe Kinën Perëndimore, amtare për rreth 140 milionë njerëz dhe të dyta dhjetëra miliona. Kjo familje shpesh konsiderohet si pjesë e një familje më të madhe, asaj altaike, mirëpo vetë ekzistimi i kësaj të fundit është temë debati mes gjuhëtarëve.

Gjuha më e rëndësishme e kësaj familje është turqishtja, gjuhë e folur kryesisht në Turqi, por edhe në Kosovë nga minoritarë turq dhe disa familje të vjetra shqiptare që bënin pjesë në aristokracinë osmane.