Jump to content

Gjuha e epirotëve të vjetër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Gjuha e epirotëve të vjetër" libër me autor Arsim Spahiu. Shtëpia botuese: Princi. Viti i botimit 2010. Faqet e librit 238.


"Historianët dhe gjuhëtarët quajnë Greqi territorin e banuar nga grekët edhe para se ata të arrinin në atë vend. Dy qytetërimet e para europiane paragreke, të cilat kanë lulëzuar në Kretë dhe në pjesën më jugore të gadishullit Ballkanik (Greqi e sotme) para se të arrinin grekët në këto vende, quhen padrejtësisht qytetërime greke. Pra, termat grek dhe Greqi përdoren shumë më tepër nga ç’duhet. Ta ngasësh nga ana tjetër, këta terma nuk ndeshen as në fjalorët e mitologjisë “greke”, sado të vëllimshëm të jenë. Arsyeja është e thjeshtë: emrat Graeci dhe Graecia kanë dalë në epokën romake dhe rrjedhin nga emri Graii, emër lokal i një fisi ilir, që banonte pranë Dodonës. Për P. Kretschmer-in dhe të tjerë kërkues të mirënjohur, këto emërtime janë një përshtatje nëpërmjet italishtes të emrit të fisit ilir Γραες (A. Ernout, “Latin Graecus”, n. 98, f. 211)"....