Jump to content

Gjuha e gjakut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjuha e gjakut Gjinia: Roman. Autori: Kiço Blushi. Shtëpia botuese: "Naimi". Viti i botimit 2014. Faqet e librit 160. ISBN 978-9928-109-65-1

Koment nga autori

Gjithsesi, paraprakisht, le të shpresoj se kjo histori e hidhte nuk ka për të lënduar kërkënd, përveçse vetë autorin, i cili, edhe pa e ngjizur këtë histori njerëzore në letër, ka qenë dhe është i bindur se mes nesh ka jo pak gjallesa të cilat besojnë e kujtojnë sinqerisht se janë më të lirë e më të qetë në burg se jashtë mureve të burgut.

Në këtë jetë, të kontrolluar e vetëkontrolluar, të rrezikuar e të kërcënuar, të cilën me aq cektësi e vlerësojmë si me pas qenë liri e vërtetë, paskësh disa lloje burgjesh. Por autori, gjithsesi, nuk beson të ketë burg më të përkeqtë se kur njeriu, si kërmilli, detyrohet të shndërrohet në gardian të vetes; aq sa mund të gjendet në rrethana të tilla kur mund të ndjehet më i lirë në burg, se në jetë!