Gjuha e makines

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjuha e makinës është gjuha e vetme që kuptohet drejtpërsëdrejti nga procesori i kompjuterit. Quhet edhe kod makine (machine code) dhe shprehet si varg 0 (zerosh) dhe 1 (njëshash). Kur ky varg kodesh futet në kompjuter, procesori i njeh ato dhe i kthen në sinjale elektrike të cilat i ekzekuton p.sh: një instruksion 1011000111001110.

Programet e ndërtuara në këtë gjuhë përbëhen vetëm nga kode binare (1 dhe 0), në kode të tilla jepen si instruksionet ashtu edhe adresat e qelizave të memories. Programuesi duhet të njohë në detaje si punon kompjuteri, prandaj quhet ndryshe gjuhë e nivelit të ulët.

Të mirat e gjuhës së makinës: E vetmja e mirë është se programi i shkruar në gjuhë makine ekzekutohet shumë shpejt nga kompjuteri pasi nuk ka nevojë për ta përkthyer në gjuhën që kupton procesori dhe përdor në mënyrë efikase Memorien Qëndrore.

Të metat e gjuhës së makinës:

  1. Është e vështirë të programosh në gjuhë makine. Programisti duhet të njohë detajet e harduerit për të shkruar një program.
  2. Programisti duhet të mbajë mend shumë kode për të shkruar një program, gjë që është burim gabimi .
  3. Është e vështirë të korrigjohet (debug) një program i shkruar në gjuhë makine.[1]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gjuha assamblere-Universiteti i Tiranes