Gjykatat e Rrethit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjykatat e rretheve gjyqësore janë hallka bazë e sistemit gjyqësor.Gjykatat e shkallës së parë gjykojnë çështjet që hyjnë në kompetencën territoriale të rrethit ku ushtrojnë funksionet e tyre gjyqësore, të cilat sipas objektit të gjykimit ndahen në çështje civile dhe penale.

Kompetencat tokësore dhe qendrat e ushtrimit të veprimtarisë së secilës prej tyre caktohen me dekret të Presidentit të Republikës me propozim të Ministrisë së Drejtësisë pasi është marrë edhe mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Gjykimet realizohen nga një gjyqtar i vetëm, por në çështje të ndryshme mund të zhvillohen me trup gjykues, të përbëre nga tre gjyqtarë. Në fillim të çdo viti, kryetari i gjykatës së shkallës së parë (po kështu edhe ai i apelit), përcakton për vitin në vazhdim shpërndarjen e gjyqtarëve në dhoma penale e civile të gjykatës.

Aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 23 gjykatatë shkallës së parë me një numër total prej 251 gjyqtarësh.