Gjyltekin Shehu
Gjyltekin Shehu Lindi në Nasalcë të Bujanocit më 1937. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Kumanovë. Normalen e kreu në Prishtinë, kurse Fakultetin Filologjik - Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Frenge në Fakultetin Filologjik të Zagrebit, ku dhe u magjistrua në nëntor të vitit 1971 me temën "EKZOTIZMAT NË NOVELAT E PROSPERA MERIME-A DHE TEMATIKAT E NGJASHME NË LETËRSINË SHQIPTARE". Gjyltekin Shehu e vazhdoi punën shkencore dhe u doktorua ne Universitetin e Sorbona IV në Parisë në qershor të vitit 1978 me temën "KORZIKA DHE SHQIPËRIA SIPAS ASPEKTEVE TEMATIKE NË LETRAT FRENGE TË SHEKULLIT XIX". Teza ka 350 faqe dhe është e deponuar në QRBU në Prishtinë. Gjyltekin Shehu së pari u punësua si referent për shkolla të lerta në Sekretariatin e Arsimit e Kulturës në Kosovë, pastaj si prof. i gjuhës frenge në Gjimnazin e Prishtinës, dhe në Arkivin e Kosovës në Prishtinë. Disa herë ka qenë në Francë-Paris për specializimin e gjuhës frenge. Më 1972 zgjedhet ligjërues i lëndës letërsia frenge në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, ku arriti graden prof.ordinar. Ka qenë anëtar i Shoqatës Ndërkimbëtare të Doktorëve të Filologjisë në Universitetin e Parisit dhe vendeve të tjera të botës. Ka disa punime shkencëore, dy tekste shkollore për shkolla të mesme dhe dy tekste të përkthyera nga frengjishtja në shqip.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |