Gorgona

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gorgona roman, Autore: Viola Aliaj. Botuesi: Toena. Faqet e librit 320.

Me këtë roman, shkrimtarja Viola Aliaj e pasuron prozën tonë me një histori të vërtetë nga qindrat e historive tona, që shpesh na bëjnë të mendojmë shumë seriozisht. Ky libër, që i paraqitet lexuesit tonë, është thuajse i krijuar me konceptet skematike të prozës së gjatë.

Mjetet teknike që autorja përdor në romanin e saj mund të thuhet se janë ato të suspancës së përmbajtur, pra për ta mbajtur lexuesin gjatë gjithë kohës pezull dhe ta bëjë gjithnjë e më shumë kureshtar se ç’do të ndodhë në faqen tjetër.