Grafiku i shtypit
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Grafiku i shtypit shtypë gazeta, faqe të librave, pllakate, prospekte, katalogje, reproduktime të ilustrimeve dhe fotografi duke përdorë makina të ndryshme të shtypit. Varësisht nga shkalla e zhvillimit të proceseve teknologjike, dallojmë disa mënyra të shtypit : tiposhtypi i thjeshtë, shtypi ofset, shtypi ofset i kompjuterizuar dhe shtypi digjital. Grafiku i shtypit kryen punët e përgatitjes së formës së shtypit, kontrollon procesin e ngjyrës, punën e makinës dhe prodhimin i cili punohet (shtypet). Eliminon defektet e vogla në makinë, mirëmban makinën dhe dirigjon me makinën.
Kushtet e punës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Grafiku i shtypit punon në hapësirë të mbyllur, në këmbë, dhe sipas nevojës punon edhe në turne. Është gjithmonë në zhurmën e makinave, pluhurin e letrës, aromën e ngjyrave, mjeteve përpastrim dhe lyerje të makinave. Në offset dhe shtyp digjital, dirigjimi bëhet me kompjuter, prandaj Grafiku i shtypit punon në kushte shumë më të volitshme.
Kriteret e dëshiruara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kondicion të mire të trupit, kryesisht të duarve, gishtërinjve dhe këmbëve, shkathtësi të mirë të duarve dhe gishtërinjve, shikim të mire në afërsi, dallim të mire të ngjyrave dhe nijansave, posedim i aftësisë (ideve) për zgjidhje të problemeve teknike, aftësi të shfrytëzimit të hapësirës, të ketë prirje në koncentrim dhe precizitet në punë, në estetikë dhe kreativitet.