Jump to content

Gramata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gramata është një gji i vogël në anën perëndimore të Karaburunit në jug të Gjirit të Ariut. Është përdorur që në antikitet si vendstrehim për anijet që kishin rrezik të përplaseshin e të shkatërroheshin në shkëmbinjtë e gadishullit. Në faqet shkëmbore të gjirit ka shumë mbishkrime të gdhendura nga detarët. Mbishkrimet e vjetra i shprehin mirënjohje Poseidonit, perëndisë së detit, që mbahej si mbrojtës i lundrimit nga stuhitë. Mbishkrimet e para janë të shek.IV p.e.r dhe u përkasin detarëve me prejardhje të ndryshme nga Deti i Zi dhe të Mesdheut, midis tyre është një mbishkrim që i përket perandorit bizantin Manuel në rrugën për në Venedik.