Gresa Behluli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gresa Behluli u lind me 18 mars 1986, Therandë. Është një nga këngëtaret me te mira shqiptare. Është vajza e këngëtares Shkurte Fejza. Muzika për këngëtaren bukuroshe e simpatike është thjeshte një hobi pasi qe ajo është drejtuar ne drejtime te tjera jetësore dhe profesionale. Ajo ka shumë këngë te famshme dhe te bukura madje shumica e tyre janë bashkëpunime me nënën e saj shkurte Fejza. Një nga këngët e saj e cila veçohet si një nga këngët me te suksesshme te Gresa Behlulit është kënga "Akull dhe zjarr" poashtu kënga tjetër "Uji mineral" dhe kënga "Faqe e re" e cila është një nder këngët me te bukura dhe me te vlerësuara nga publiku. Këngëtarja bukuroshe ka marre pjese edhe ne disa koncerte, festivale etj. Ja vlen te përmendet pjesëmarrja ne festivalin "Kënga Magjike 2006" me këngën "Kupto djalo" ku pati mjaft sukses.

Ne nëntor te vitit 2010 mori pjese serish ne "Kënga Magjike 2010" me këngën "Faqe e re" ku shkoi deri ne gjysmëfinale dhe u klasifikua ne vendin e 37-të me 61 pike votuar nga vete këngëtaret konkurrues ne festivalin: "Kënga Magjike 2010".

Ne vitin 2011 nxjerr edhe videoklipin e kësaj kënge i cili ishte mjafte i suksesshëm sepse u pëlqye dhe u shikua shume nga publiku me vone mori pjese ne festivalin e 7-te te ZICO TV ku mori një nga çmimet me speciale te cilët i kishte dhuruar vete edicioni i 7-te i festivalit ZICO TV. Poashtu ka marre edhe çmime te tjera ne jetën e saj Ndërsa tani ajo vazhdon : këndon, nxjerr videoklipe dhe vazhdon me projektet e saja te reja.

Në vitin 2012 këngëtarja nxjerr videoklipin e saj të ri të titulluar "Pa Justifikim" një baladë e mrekullueshme e punuar nga Avni Qahili si dhe e shoqëruar me një videoklip nga "EMF Creative".

  • Gjatësia : 1,75 m
  • Pesha : 58 kg
  • Ngjyra e syve : E kaltër
  • Ngjyra e flokëve : natyrale brune
  • Ushqimi i preferuar : Çdo gjë që kombinohet me pomfrit
  • Muzika e preferuar : Çdo zhanër të muzikës, muzika e mirëfilltë
  • Këngëtarja e preferuar : Christina Aguilera
  • Filmi i preferuar : Men On Fire
  • Aktorët e preferuar : Keanu Reeves, Julia Roberts, Sandra Bullock
  • Vendi i preferuar për dalje : Te Sante-a
  • Pija e preferuar : Portokall
  • Ngjyra e preferuar : E verdha, e kaltërta
  • Talenti sekret : Imitimi
  • Sporti i preferuar : Noti
  • Sportistja e preferuar : Ana Kurnikova
  • Hobi : Muzika
  • Stili i veshjes : Varësisht nga vendi dhe rasti
  • Menaxheri : shkurte Fejza-Behluli
  • Shpërblimet e fituara : Polifest 2003, vendi i tretë

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme =[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]