Grupi IV Cameria
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Grupi IV “Çamëria” ishte një nga grupet anti-fashiste nacional-çlirimtare. U ngrit në tetor/nëntor 1943.
Batalionet Përbërëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në të u renditën fillimisht :
- Batalioni “Çameria”
- Batalioni “Misto Mame”
- Batalioni “Lefter Talo”
- Batalioni “Pandeli Boçari”
Pas shkëputjes së batalionit “Misto Mame”, në të u renditën :
- Batalioni “Thoma Lula”
- Batalioni “Telo Plaku”
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qendra e grupit ishte në Pallatin e Arhondit në Thellogo. Komandant i tij u caktua Jaho Gjoliku e Komisar Mustafa Matohiti. Në shkurt 1944 jo vetëm përballoi forcat naziste (Delvinë, Konispol, Sarandë), por u shkaktoi edhe humbje aq të mëdha, të cilat përfunduan në tërheqjen e forcave naziste në qendrat e tyre brenda 2-3 ditëve. Më 29 mars 1944 sulmoi forcat naziste në Konispol. Nga shfarosja e sundimtarëve shpëtuan vetëm dy kolona. Forca e grupit u tregua dhe në 20 gusht 1994 kur sulmoi grupimin nazist në Delvinë. Së fundi më 26 gusht 1944 pasi u bashkua me brigadën VIII çliroi Konispolin.[1]
Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ “Enciklopedia Jugshqiptare”, 2006, Tiranë, ISBN 99943-855-2-6