Grupi ProCredit
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Grupi ProCredit është një grup bankash komerciale të fokusuara tek bizneset (SME), të cilat operojnë në Europën Lindore dhe Juglindore, Amerikën Jugore dhe Gjermani. ProCredit Holding AG & Co. KgaA, me seli në Frankfurt am Main, Gjermani, është kompania mëmë e grupit të bankave ProCredit të orientuara drejt zhvillimit. Grupi ProCredit është i dedikuar ndaj misionit etik dhe ndërkaq synon të kombinojë impaktin e lartë për zhvillim me suksesin financiar.
ProCredit Holding, e cila u themelua nga Internationale Micro Investitionen AG në vitin 1998, menaxhohet nga Dr. Gabriel Schor, Sandrine Massiani, Borislav Kostadinov and Dr Anja Lepp. Grupi ka vlerësim nga Fitch Rating BBB. Si institucioni udhëheqës i bankave, grupi mbikqyret nga autoritetet gjermane dhe europiane. Sipas Raportit Vjetor 2016, totali i aktiveve është rreth 5,7 billion euro. Depozitat janë rreth 3.5 billion euro dhe portofoli bruto i kredisë rreth 3.6 billion euro.
Bankat e Grupit ProCredit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Listën e plotë të bankave ProCredit mund ta gjeni në ProCredit Holding website.
Aksionarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Forma ligjore e ProCredit Holding është një shoqëri me partneritet me përgjegjësi të kufizuar. Aksionarët e mëposhtëm që zotërojnë më shumë se 5% të aksioneve të ProCredit Holding, sipas 21 dhjetor 2016, janë:
• Zeitinger Invest GmbH (17.5%)
• KFW (14.5%)
• The Dutch DOEN Foundation (13.8%)
• IFC (11%)
• TIAA (9,4%)
• Aksionarë të tjerë (së bashku 33,8%)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. ProCredit Holding, Raport Vjetor 2016
2. ProCredit Holding, Prezantim për analistët 2016