Jump to content

Grupi i katërmbëdhjetë i elementeve kimike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ne kete grup te elementeve bejne pjese: karboni (C), silici (Si), germaniumi (Ge), kallaji (Sn) dhe plumbi (Pb). Karboni eshte jometal, silici dhe germaniumi gjysmemetale, ndersa kallaji dhe plumbi metale.

Atomet e elementeve te grupit 14 te sistemit periodik te elementeve permbajne nga kater elektrone ne shtresen e fundit. Konfiguracioni elektronik i grupit 14 eshte ns2np2.

Me rritje te numrit atomik, rritet edhe stabiliteti i komponimeve me numer oksidues +2, ndersa zvoglohet stabiliteti i komponimeve me numer oksidues +4.

Karboni dallohet nga elementet e tjera te grupit, me elektronegativitet, vellim atomik dhe konfiguracion elektronik. Komponimet e karbonit jane mjaft stabile. Vellimi i vogel i atomeve te karbonit mundeson formimin e lidhjeve dyfishe dhe trefishe.

Elementet e ketij grupi, pos komponimeve me numer +2 dhe +4, mund te formojne komponime stabile edhe me numra oksidues -2 dhe -4. Pasi qe karboni posedon veti te theksuara jometalike, me metale reagon duke formuar karbure. Ne keto komponime, karboni ka numer negativ oksidues.