Gryka e Murdharit
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Gryka e Murdharit ndodhet në verilindje të qytezës së Kërrabës, Tiranë. Është formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë nga përroi homonim, degë e Erzenit. Gryka është e gjatë rreth 1 km, e thellë rreth 100 m dhe e gjerë rreth 30 m, duke marë trajtën e një kanioni mjaft interesant. Ka shpate të thepisura, me guva e shpella karstike të vogla. Përbën një ekosistem karstik me vlera shkencore, didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike të karakterit vendor. Tek ky monument shkohet duke ndjekur rrugën Tiranë - Mushqeta – qyteti i Kërrabës për 25 minuta.