Grykat e Hapëta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Grykat e Hapëta janë mal në Alpet Shqiptare (rrethi i Tropojës) me majën më të lartë “Ismet Sali Bruçaj” (2625 m, e dyta pas Jezercës). Shtrihet midis pjesës së sipërme të luginës së Valbonës në veri dhe luginës së Nikajt në jug. Nga perëndimi vazhdon me kreshtat e Zhaborrëve, kurse në juglindje qafa e Droçës e ndan nga Mali i Hekurave. Ka formën e një trungu konik me shpate shumë të pjerrëta (shpati lindor e perëndimor formojnë rrëpira 700-800 m të thella). Rreth majës kryesore ngrihen dhe katër maja të tjera me lartësi mbi 2400 m. Grykat e Hapëta janë krejtësisht të zhveshura nga bimësia.