Guaskat
![]() | Ky artikull në lidhje me biologjinë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ekziston një numër i madh i llojeve të guaskave,të cilat gjithashtu bëjnë pjesë në butakë dhe jetojnë në dete dhe ujëra tokësore.Guaskat kanë trup te butë,në të cilin koka nuk ndahet qartë.Trupi i tyre ka simetri dyanësore dhe është i mbështjelltë me dy kapakë. Kapakët janë 3 shtresorë dhe të lidhur me ligamente. Maja e guaskes quhet UMBO. Madhësia e guaskave është prej 3mm deri ne 1,2mm. Pjesa e pasme e zorres kalon nëpër barkushen e zemrës që është rast interesant dhe unik në boten shtazore.
Shputa e guaskës ka formë sopate,me të cilin shtaza lëviz.Guaskta shumohen ne menyre seksuale;sekset jane te ndara,por ka edhe forma hermafrodite.Shumica e guaskave zhvillohen permes larves qepallzore,e cila eshte e ngjashme me larven e kermillit te detit.Guaska kae rendesi te madhe ekonomike,ngase kane mish kualitativ.Mish te tille kane,ta zeme,midhja pa dhembe,midhja detare etj.Gjithashtu edhe kapaket e tyre perdoren per prodhimin e stolive dhe te mjeteve te ndryshme zbukuruese.
Janë butakë me trup të shtypur anash e të mbuluar me dy guaska, nga ana barkore e së cilave del këmba në formë të tehut të sëpatës. Në të dy anët e trupit, në zgavrën e mantit gjenden velëzat e formave të ndryshme, ndërsa zorra kalon nëpërmes të zemrës. Janë forma ujore. Shumica jetojnë në ujëra të njelmëta, ndërsa në ujëra të ëmbla jetojnë një numër më i vogël. Në mesin e llojeve të guacave kemi lloje që jetojnë të zhytura në lym, përforcohen përmes fijeve diskus të cilat i prodhojnë vetë nëpër drunjë duke i gërryer. Kemi forma që notojnë të lira por edhe forma që kërcejnë. E tërë shtaza quhet guacë, ndërsa guaskë quhet skeleti (kapakët e guaskës). Si mundet që guaca të vazhdojë tërë procesin jetësor me dy kapakët e mbyllur? Janë dy vrima përmes së cilave guacat komunikojnë me ambientin e jashtëm. Vrimat sipon, siponi hyrës përmes së cilës futet uji, ushqimi dhe oksigjeni brenda dhe siponi dalës përmes së cilit dalin produktet e panevojshme jashtë. Këto dy vrima ndodhen në pjesën e pasme të trupit të guacës. Siponi hyrës është më i madh dhe është i dhëmbëzuar. Siponët te guacat që notojnë disa metra larg dhe kërcejnë këto siponë deri në tri herë më të mëdhenjë se krejt shtaza. Me ndihmën e këtyre siponëve shtaza është në gjendje të kërcej. Guacat nuk kanë kokë. Përderisa nuk kanë kokë të diferencuar ekziston emërtimi Acephala. Kanë shputë të cilën e përdorin për lëvizje. Shputa është në formë të sopatës. Quhen Pelecypoda në bazë të shputës. Pasi që të gjitha format jetojnë në ujëra guacat marrin frymë me branshi. Branshitë e guacave janë në formë të lamelave dhe në bazë të kësaj njihet me emrin Lamellibranchiata. Trupi i butë i shtazës është i mbuluar me dy kapakë, Bivalvia është emërtimi i katërt. Bi – dy, valvia – kapakë. Pra, Acephala, Pelecypoda, Lamellibranchiata dhe Bivalvia janë katër emërtime të cilat përdoren për guaska. Guacat janë shumë të rëndësishme jo vetëm në aspektin ekologjik por kemi një numër të madh të llojeve te guacave të cilat njeriu i përdor për ushqim. Pastaj prej kapakëve të guaskës krijohen shumë suvenire të ndryshme. Në kohërat e lashta kapakët e guaskës janë përdorur si monedha d.m.th si valutë monetare për shkëmbimin e mallrave. Gjithashtu prej guacave kemi perlat. Pasi që është një Bivalvia trupi i butë i saj është i mbuluar me dy kapakë të cilët janë të shtypur anash. Dy kapakët i mban ligamenti në mes veti përderisa është trupi i butë brenda, lind pyetja si hapen kapakët nga brenda? I ka dy muskuj me të cilët kapet për kapakë, të cilët ndihmojnë që kapaku të hapet dhe të mbyllet. D.m.th kur muskuli merr instruksione nga sistemi nervor i hap dhe i mbyll kapakët. Qysh në stadin larvar paraqitet guaska. Zanafilla apo pjesa më e vjetër e guaskës te guaca quhet umbo. Në bazë të umbove mund të dallojmë se nga është pjesa e përparme në të cilën ndodhet goja dhe nga është pjesa e prapme në të cilën ndodhet vrima anale, për shkak se nuk kanë kokë dhe orientimi duhet të bëhet vetem në bazë të këtyre karakteristikave. Rreth umbëve krijohen rrathët e rritjes të cilët e përcaktojnë vjetërsinë e organizmit. Madhësia dhe pesha e guacave është e ndryshme. Prej 3mm deri në 2.2 metër lloji Tridacnagigas peshon rreth 250 kg, ky lloj jeton në oqeane. Guaska e gjithë Molluscave përbëhet prej tri shtresave: periostrakumi (shtresa e brendshme), shtresa prizmatike dhe sedefore. Periostrakumi mund të jetë i lëmuar. Sa i përket disa llojeve që jetojnë në detëra dhe oqeane shpesh në periostrakum ndodhen qelizat pigmentare të cilat mund të lënë ngjyra të ndryshme.
Cipa e Mantit ka ind lidhor dhe epitel qepallor me guaskë duhet të jetë e kapur por aksidentalisht mund të shkapet pak, dhe mund të futet një grimcë rëre apo një larvë e një Nematodi. Cipa e Mantit që është organike, shtresa e guaskës dhe shtresa sedefore mundohen t’a izolojnë grimcën që ka hyrë brenda.
Indi lidhor duke krijuar shtresa koncetrike që është masë organike kështu kapen qelizat sedefore të shtresës sedefore dhe dalëngadalë në këtë mënyrë krijohen perlat.
Sa i përket sistemit të organeve kanë sistem nervor kanë
Përveq sistemit nervor kanë shqisa, buzët e Manti, kanë statocistet të cilat ndodhen në shputë, kanë sytë. Nuk kanë sistem të organeve të tretjes. Nuk kanë nofull, ezofagu është i shkurtër dhe qepallor me lëvizjen e qepallave ushqimi dërgohet në lukth. Te sistemi i organeve të ekskretimit i kanë veshkat. Te sistemi i qarkullimit të gjakut është një karaktertistikë që nuk ndodh te asnjë organizëm i gjallë. Sistemi i qarkullimit të gjakut është i tipit të hapur. Përbëhet prej dy veshëzave dhe një barkushë. Zemra ndodhet në anën dorzale. Zorra kalon nëpër barkushë dhe vazhdon afer siponit dhe përfundon në vrimën anale afër siponit dalës. Sa i përket sistemit gjenital këto shtazë janë në gjini të ndara. Branshitë formojnë qeliza vezë dhe spermatozoidë. Kemi prej guacave te të cilat fekondimi bëhet jashtë në ujë.