Jump to content

Gurëhedhësi shqiptar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gurëhedhësi shqiptar është mjet lufte me forcë goditëse dhe me efekt të madh psikologjik, për të cilin nevojiten kryesisht gurë në sasi dhe përmasa të ndryshme. Vihet në veprim mekanikisht ose me lëndë shpërthyese. Në literaturën e huaj, ky lloj mjeti njihet me emrin "Gurëhedhësi shqiptar". U përdor gjerësisht nga ilirët kundër romakëve në vitet 150-35 p.e.r. Ky mjet është përdorur me sukses sidomos gjatë shumë betejave të popullit shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut kundër turqve. Më 1478-1479, gurëhedhësi shqiptar u përdor në luftimet gjatë rrethimit të dytë të Shkodrës. Gurëhedhësi shqiptar pa lëndë shpërthyese përdoret kryesisht në vende shkëmbore dhe të pjerrëta, ku gurët bien vetë me shpejtësi, sipas pjerrësisë së vendit. Përdorimi i lëndës shpërthyese u fut në shek.XVII.