Guri i Pishkashit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mali

Guri i Pishkashit është një pllakë e madhe gëlqerorësh të kretakut me formë pak a shumë të rrumbullakët e vendosur mbi shkëmbinj në skajin juglindor të rrethit të Librazhdit, në veri të Përrenjasit ku ndodhet fshati Pishkash, rrëzë malit të Skurës. Zotëron mbi viset përreth dhe nga Qafa e Thanës ka një pamje madhështore dhe piktoreske.

Sipas gojëdhënave, në këtë pllakë që ka pamjen e një tryeze gjigante, Skënderbeu ka ngrënë drekë së bashku me ushtarët e vet, pas njërës prej betejave të tij të shumta të kurorëzuara me fitore. Emërtime e gojëdhëna të njëjta ka edhe në Kostenjë, Skuraj etj.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]