Gurra e Dom Gjonit
Vendbanimi i fortifikuar që në traditën vendase njihet si “Qyteza”, ishte i vendosur në fshatin e sotëm të Domgjonit, në perëndim të luginës së Fanit të Vogël.
Sipas studiuesit A. Baçe: Ndërtimi i qendrave të banimit në shekujt e parë të erës sonë, në terrene të rrafshtë, përdorimi i tullave dhe llaçit hidrolizues i dha një shtytje ndërtimit të ujësjellsave. Ujësjellësi i Qytezës së Domgjonit nis në malin e Munellës ku uji pasi mblidhet prej një prite të vogël përcillet në një kanal nëntokësor. Në mesin e ujësjellësit gjendej pusi i kontrollit, në të cilin të fut nga sipër një portë e vogël. Pusi cilindrik, 12 m i thellë dhe 2.5 m i gjërë është punuar me muraturë guri. Një palë shkallë helikoidale të shpien në pusetën në taban, nëpërmjet së cilës kalohej në brendi të kanalit të ujësjellësit të punuar po me muraturë guri. Ujësjellësi ishte ndërtuar me njohuri të plota teknike. Kalimi i tij nëpërmjet tunelesh të hapura në shkëmb si dhe vetë konstrukti i pusit të kontrollit dëshmojnë qartë përvojën e punimeve në terrene shkëmbore, për të cilën popullsia vendase piruste, çmohej në tërë botën antike
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]