HTC One Max
Ekrani i HTC One Max është 5.9 inch me një rezolucion prej 1920×1080p, gjë që çon në 373 pixel për inch. Sistemi i operimit, siç munc të pritej, është Android 4.3. Procesori është 1.7 GHz Qualcomm Snapdragon 600 dhe vjen me 2GB memorie RAM. Grafika gjithashtu suportohet nga Qualcomm me Adreno 320. Memoria e brendshme shkon në 32 GB e tipit NAND flash dhe gjithashtu suporton edhe microSD. Kamera mbrapa është 4 MP dhe kamera përpara 2.1 MP. Madhësia e smartphone është gjithsej 164.5 × 82.5 × 10.29 mm dhe pesha shkon në 217 gram. I gjithë ky smartphone shkon në 299 $ (me kontratë).
Pamja e HTC One Max të kënaq sytë me logon HTC mbrapa, me bokset e tingullit BoomSound përpara. Gjithsesi, bokset nuk janë të vendosura drejt dhe pjesa e mbrapme ishte e mundur të hiqej. Sensori i gishtit ishte goxha i ngadaltë. Madhësia e shtuar duket se i ka dhënë mundësi kompanisë të zmadhojë baterinë. Ndryshe nga paraardhësi, nuk është në trup alumini por HTC kthehet te plastika.
Për shkak të madhësisë, nuk është e mundur që të punohet me vetëm një dorë dhe me dy duar duket pak si i vogël. Kamera Ultra Pixel trashëgohet thuajse njësoj në të dyja modelet, me të mirat dhe të këqijat e veta. Fatmirësisht, mbetet avantazhi i fotove të një cilësie të mirë në errësirë. Në lidhje me fuqinë e procesimit, Snapdragon 600 është goxha i mirë, por versionet më të reja nga Qualcomm e eklipsojnë në mesditë. Kështu, performanca qëndron pak më mbrapa se paraardhësi.
Përfundimisht, nëse një përdorues kërkon një smartphone Android, mund të gjejë edhe më të mëdhenj e më të padobishëm se sa One Max. Gjithsesi, pavarësisht jetëgjatësisë së baterisë, trupit plastic të ngjashëm me aluminin apo edhe ekranit të mahnitshëm, ndjesia që do të keni gjatë përdorimit mund të mos jetë ajo që prisni. Procesori i dobët dhe mungesa e shtesave që priteshin, i japin një disavantazh të madh HTC One Max.