Jump to content

Hajredin Hoxha (1926)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hajredin Hoxha (1926 - 1987) ishte aktivist, sociolog, profesor universitar, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe rektor i Universitetit të Prishtinës.

Lindi në Shtimje më 1926, ku e mbaroi edhe shkollën fillore. Është pjesëmarrës LNÇ-së prej vitit 1943, ndërkaq anëtar i PKJ-së prej 1944. Kreu Shkollën Politike në Beograd më 1949. Ishte kryetar i Këshillit Popullor të Rrethit dhe këshilltar i Këshillit Popullor Krahinor. Pas kryerjes së fakultetit, prej vitit 1968 u mor intensivisht me punë pedagogjike dhe shkencore. Në vitin 1959 u zgjodh profesor dhe drejtor i Shkollës së Lartë Administrative të Prishtinës. Me themelimin e Fakultetit Filozofik (1960), u zgjodh ligjërues i sociologjisë në këtë fakultet, e më vonë i Fakultetit Juridik. Pasi mbrojti magjistraturën në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit, u zgjodh ligjërues i lartë, kurse pasi u doktorua në Fakultetin Filozofik të Lubjanës, u zgjodh profesor ordinar i lëndës së sociologjisë. Gjithashtu ishte shef i Katedrës së Sociologjisë, në Fakultetin Juridik dhe Filozofik, si dhe dekan i Fakultetit Juridik të Prishtinës. Ishte rektor i Universitetit të Kosovës. Ishte kryetar i Kuvendit të BVI-së Krahinore të Punës Shkencore dhe kryetar i Këshillit të BVI të Punës Shkencore të Jugo­sllavisë. Ishte edhe kryetar i Shoqatës së Sociologëve të Jugosllavisë, etj. Ka publikuar mbi 100 punime shkencore. Disa punime janë publikuar edhe në gjuhët e kombeve të Jugosllavisë dhe në gjuhët e huaja. Vdiq në Greqi më 1987.[1]

  • Personi dhe socializmi, Përparimi, nr. 5, Prishtinë, 1959.
  • Marksizmi mbi formacionet ekonomiko-shoqërore, Përparimi nr. 6, Prishtinë 1960.
  • Kauzaliteti dhe ligjshmëria në jetën shoqërore, Përparimi nr. 5, Prishtinë 1960.
  • Marksistićka sociologija, Prishtinë 1960, f. 110 (dedikuar studentëve të Fakultetit Filozofik dhe të Shkollës së Lartë Juridike në Prishtinë).
  • Ca të dhëna mbi problemin e pakicave kombëtare në botën bashkëkohore, Prishtinë, Përparimi nr. 3, 1963.
  • Afirmimi i pakicës shqiptare në Jugosllavi, Përparimi nr. 4, 1962, (kumtesë mbajtur në Simpoziumin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Lubjanë.
  • Rilindja e kombësisë shqiptare në Jugosllavi, Përparimi nr. 11-12, Prishtinë 1968.
  • Elementet e presionit ekonomik ndaj shqiptarëve të Jugosllavisë së vjetër, Përparimi nr. 4, Prishtinë 1970.
  • Politika e terrorit dhe gjenocidit fizik ndaj shqiptarëve në Jugosllavinë borgjeze, Përparimi nr. 5, Prishtinë 1970.
  • Politika e eliminimit total të shqiptarëve nga Jugosllavia e vjetër, Përparimi nr. 5, Prishtinë, 1971.
  • Partitë politike dhe lëvizjet e tyre ndër shqiptarët e Jugosllavisë së vjetër, Përparimi nr. 12, Prishtinë 1971.
  • Lufta e PKJ për çlirimin nacional dhe social të shqiptarëve në Jugosllavi, Përparimi nr. 1, Prishtinë 1971.
  • Lëvizja kaçake – lëvizje nacionalçlirimtare e kombësisë shqiptare në Jugosllavi, Përparimi nr. 6, Prishtinë 1971.
  • Rëndësia e amendamenteve kushtetuese për afirmimin nacional të kombësisë shqiptare në Jugosllavi, Përparimi nr. 4, Prishtinë 1971.
  • Afirmimi kadrovik dhe vetëqeverisës dhe barazia e kombësisë shqiptare, Buletin i punimeve, Prishtinë 1971.
  • Specifitetet demografike të shqiptarëve në Jugosllavi, Buletin i punimeve të Fakultetit Juridik, Prishtinë 1972.
  • Procesi i vetëvendosjes së kombësisë shqiptare gjatë revolucionit socialist dhe të ndërtimit të socializmit, Kosova-Kosovo, Prishtinë 1973.
  • Aspekti politik i barazisë nacionale të shqiptarëve në Jugosllavi, Përparimi nr. 3, Prishtinë 1963.
  • The socio-economic and cultural devolopment of the socialist autonomus province of Kosovo and national equality, në librin Nations and nationalities of Yugoslaëia, Beograd 1974.
  • Afirmimi kulturor i kombësisë shqiptare në RSFJ, Përparimi nr. 3, 1974 (referat mbajtur në Kongresin Botëror të Sociologëve në Toronto, 1974).
  • Internacionalizmi i Kosta Novakoviqit ndaj çështjes nacionale shqiptare në Jugosllavi, Kosovo, Prishtinë 1974.
  • Socialist afirmations of albanien nationality in Yugoslavia, në librin Seminar of minorities, Shkup, 1975. (Referat mbajtur në Simpoziumin ndërkombëtar të OKB mbi pakicat kombëtare, Ohër).
  • Afirmimi politik i kombësisë shqiptare në Jugosllavi, Përparimi nr. 8, Prishtinë 1974. (Referat mbaj­tur në Simpoziumin ndërkombëtar mbi pakicat kombëtare në botën bashkëkohore, Trieste, 1974).
  • Arsyet, faktorët dhe pasojat e lëvizjeve demografike dhe migruese të popullsisë së Kosovës dhe të pjesëtarëve të popullsisë shqiptare në Jugosllavi, Përparimi nr. 7, Prishtinë 1976.
  • Sistemi i delegimit dhe afirmimi i vetëqeverisjes dhe barazia nacionale, E drejta, Prishtinë, 1977.
  • The affirmation of nationalities (national minorities) in Yugoslavia on self management principles, Sociološki pregled në gjuhën angleze (Referat mbajtur në Kongresin Botëror të Sociologëve në Upsala, 1978) f. 33.
  • Josip Broz Tito – inspirator, kreator dhe realizator i politikës së barazisë nacionale, në librin, Tito për Kosovën – Kosova për Titon, Prishtinë, 1979.
  • Afirmimi i kombësisë shqiptare në Jugosllavi, nacionalizmi dhe irredentizmi stalinian në Shqipëri, Prishtinë 1973, (Ky libër është botuar në Rilindja edhe në gjuhën serbokroate dhe në pjesën më të madhe është botuar në formë të fejtonit në gazetat e përditshme Rilindja dhe Jedinstvo), 142 faqe.
  • Kosovo in albanci v novi Jugoslaviji, Albanci, Lubjanë 1974.
  • Marksi dhe çështja nacionale, Aktualiteti dhe rëndësia e veprimtarisë teorike dhe praktike të Karl Marksit, (Referat mbajtur në Simpoziumin për 100-vjetorin e vdekjes së Karl Marksit), Prishtinë 1984.
  • Barazia e kombësisë shqiptare në RSFJ dhe pozita e pakicave kombëtare në RPS të Shqipërisë, (Bashkë me akademik Syrja Pupovcin, “Barazia e pakicave kombëtare”, Prishtinë 1974).
  • Equal rights of the albanien nationality in the SFR of Yugoslavie, Jugoslovenska stvarnost, Beograd 1974.
  • Yugoslav-Albanien relations and question of cooperation between the albanien nationality on Yugoslavia and the albanian people in Albania, në botimin Jugoslovenska stvarnost, Beograd 1974.
  1. ^ https://ashak.org/anetaret/hajredin-hoxha/